GJERMANI- Në Gjermani kanë lindur dy papagallë të llojit “Ara Spix”, ose siç quhet ndryshe “Little Blue Macaw”, një specie shumë e rrallë, e cila në kohët e sotme konsiderohet praktikisht e zhdukur në natyrë. Për këtë arsye Qendra e Ruajtjes së Faunës së egër ka arritur që nëpërmjet farëzimit artificial të sjellë në jetë dy papagallët “macaw” për të parandaluar zhdukjen e plotë të kësaj specieje të rrallë.
Dy të porsalindurve u janë vënë emrat e dy protagonistëve të filmit të animuar “Rio”, Blu dhe Jewel, i cili ka në qendër pikërisht temën e zhdukjes së këtij ekzemplari. Kjo u bë me shpresën që emrat të jenë ogur i mirë, pasi në film familja e papagallëve zbulon se nuk janë të fundit e llojit të tyre. Ky lloj papagalli është i famshëm për pendët e tij të kaltra.
Sapo lindin ata nuk kanë ekzaktësisht karakteristikat e pendëve të kaltra që e bëjnë kaq të famshëm dhe të admiruar llojin e tyre. Ardhja në jetë e dy papagallëve blu “macaw” ka sjellë shumë entuziazëm.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com