GJERMANI – Merkel e tronditur nga rrëzimi i avionit të kompanisë ”Germanwings”, anulon takimet

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh e tronditur nga rrëzimi i një avioni të kompanisë ajrore "Germanwings" në juglindje të Francës që fluturonte nga Spanja drej Gjermanisë me 148 persona në bord, sipas një zëdhënësi.
Merkel, e cila zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin francez, François Hollande dhe kryeministrin spanjoll Mariano Rajoy, ka anuluar takimet e tjera.
Ministri gjerman i Transporteve, Alexander Dobrindt dhe ambasadorja gjermane në Paris u nisën drejt vendit të aksidentit.
"Një Airbus A320 me 148 persona në bord u rrëzua sot në rajonin e Barcelonetes, në jug të Alpeve franceze", bënë të ditur autoritetet franceze
"Kishte 148 persona në bord. Kushtet e aksidentit, që nuk janë zbardhur ende, të lënë të mendosh se nuk do të ketë asnjë të mbijetuar dhe mendohet të jenë shumë viktima gjermane", deklaroi më herët presidenti francez, François Hollande në një konferencë të jashtëzakonshme shtypi./atsh/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti