/ATSH-AFP/ - Përqindja e papunësisë në Gjermani ka regjistruar rënie në muajin mars duke arritur në nivelin më të ulët që prej Ribashkimit, në sajë të një rënie më të lartë nga sa ishte parashikuar përsa i përket numrit të të papunëve, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot.
"Përqindja e papunësisë sipas të dhënave të korrigjuara nga ndryshimet sezonale (CVS) është ulur në 6,4 për qind në muajin mars kundër 6,5 për qind një muaj më parë", njoftoi Agjencia për Punësimin.
Kjo rënie e lehtë e papunësisë është e papritur pasi analistët kishin parashikuar një përqindje të qendrueshme në muajin mars.
Shifra e njoftuar nga Zyra Federale e Punës, më e ulta që prej Ribashkimit të vendit në vitin 1990, është akoma më e mirë nga ajo që pritej nga ekonomistët që kishin parashikuar një nivel papunësie prej 6,5 për qind ashtu si në muajin shkurt.