BERLIN, 28 shtator /ATSH-AFP/ - Rritja ekonomike gjermane për vitin mund të jetë më e ulët se 1,8 për qind që ishte parashikuar nga qeveria, por do të jetë në nivel të mirë në raport me partënerët e saj në BE, njoftoi sot ministri i Ekonomisë.
Për ministrin socialdemokrat, Sigmar Gabriel, kriza ukrainase peshon mbi investimet, dhe jo vetëm mbi kompanitë që kanë lidhje tregëtare të drejt për drejtë me Rusinë.
"Me sa duket si përfundim shifrat e rritjes ekonomike do të jenë pak më poshtë se sa parashikimet ton të 1,8 për qind", tha Gabriel në një intervistë për radion publike "Deutschlandfunk".
"Megjithatë, Gjermania do të ruajë, në krahasim me Evropën, një aktivitet shumë të mirë ekonomik", shtoi ai, duke theksuar se tregu i punës është i qëndrueshëm.
Në prill qeveria gjermane parashikonte një rritje ekonomike prej 1,8 për qind për vitin 2014. Por ekonomia e parë evropiane regjistroi në tremujorin e dytë një rënie të produktit të saj bruto me 0,2 për qind sipas statistikave zyrtare, për shkak të tensioneve gjeopolitike në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme./
/G.S/
/Shqiptarja.com