Logoja e shërbimeve sekrete gjermane
BERLIN, 16 gusht /ATSH-AFP/ -Shërbimet sekrete gjermane kanë përgjuar të paktën një bisedë telefonike të sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, dhe prej shumë vitesh Turqinë, raportoi sot e përjavshmja "Der Spiegel".
Revista gjermane thekson, pa cituar burimet e saj, se një bisedë e John Kerry është interceptuar aksidentalisht në vitin 2013 nga shërbimet sekrete gjermane (BND). Sekretari amerikan i Shtetit fliste për tensionet në Lindjen e Mesme në një lidhje satelitore.
Por revista beson gjithashtu, sipas informacineve që ka, se qeveria gjermane ka ngarkaur shërbimet sekrete që prej vitit 2009 të përgjojnë Turqinë, partëneri i saj në NATO.
Sipas gazetarëve të "Der Spiegel", shënjestrat e spiunazhit gjerman ripërtërihen çdo katër vite nga qeveria gjermane. Por prioritetet aktuale ende nuk janë modifikuar pas çështjes së spiunazhit me SHBA-në, dhe Turqia vazhdon gjithnjë të jetë nën përgjim.
Spiunazhi ndërkombëtar në Gjarmani është shndëruar në një subjekt polemikash muajt e fundit./
/G.S/