Kryeministri grek, Aleksis Tsipras nisi vizitën në Berlin për të bindur kancelaren gjermane, Angela Merkel për zbatimin e reformave të ndërmarra nga qeveria, ndërkohë që nevoja për një ndihmë evropiane rritet për të shmangur falimentimin e vendit.
Merkel dhe homologu grek, pa kravatë, ecën së bashku mbi tapetin e kuq para kancelarisë, gjatë një ceremonie ushtarake nderi, rezervuar për vizitat e para të kryeministrave të huaj.
Ata u shfaqën të qetë dhe të qeshur gjatë shtrëngimit të duarve, pavarësisht tensioneve të fundit mes dy vendeve përsa i përket ndihmave të reja evropiane për Greqinë.
Përballur me vështirësi për rimbursimet, ndërkohë që arkat janë pothuajse bosh, Athina pret zhbllokimin e pjesshëm të këstit të kredisë (7,2 miliardë euro) parashikuar në kuadër të zgjatjes së ndihmës financiare të vendosur më 20 shkurt nga evropianët./atsh/
/Shqiptarja.com