GJERMANI – Të paktën nëntë të vdekur në Evropën Qendrore pas kalimit të stuhisë “Niklas”

BERLIN - Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën në Evropën Qendrore pas kalimit të stuhisë "Niklas", që ka marrë karakterin e një uragani duke shkaktuar dëme dhe bllokim të qarkullimt, sipas një bilanci të njoftur sot nga autoritetet.
Shtatë persona kanë humbur jetën në Gjermani. Tre shoferë u bënë viktima të rrëzimit të pemëvenë Bavari dhe në Rhenanie-Palatinat dhe një tjetër persona u vra si pasojë e rrëzimit të një muri nga erërat e forta në Saxe-Anhalt.
Tre shoferë të tjerë kanë humbur jetën për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe ngricave në jug të vendit.
Në Austri, një 63-vjeçar gjeti vdekjen pas rrëzimit në përpjekje për të riparuar çatinë e tij në Austrinë e Poshtme (Veri).
Në zvicër një tjetër person, 75 vjeç, u vra nga rrëzimi i një peme në Zyrih.
Erërat e forta, që kanë prekur një pjesë të veriut të Evropës nga Skocia në Poloni duke kaluar nga veriu dhe lindja e Francës arritën kulmin në Gjermani duke u kthyer në uragan me erëra që arrinin një shpejtësi prej 190 kliometra në orë.
Trafiku hekurudhor dhe rrugor ishte drejt normalizimit sot në Evropën Qendrore pas bllokimit si pasojë e stuhive./ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti