GJERMANI-Pak kohë më parë Policia Gjermane ka arrestuar një 22-vjeçar si të dyshuar për vrasjen e ish oficerit të policisë ushtarake Kujtim Prenga. Ngjarja ndodhi në muajin janar në zonën e Viselhovedesit në Gjermani.
 
Autori fillimisht e ka mohuar përfshirjen në krim, por tashmë ai ka pranuar se ka vrarë Kujtim Prengën. Ish-oficeri i policisë ushtarake Kujtim Prenga kishte shkuar në Gjermani bashkë me 2 fëmijët e tij për azil.
 
Në 2011 Kujtim Prenga ishte roje në një lokal nate në Kamëz dhe ka vrarë Armando Frroku, gjatë një konflikti mes tyre. Prenga u lirua nga burgu në vitin 2016 dhe u largua për në Gjermani për azil.
 
Dy shqiptarë, njëri i arrestuar, e kanë qëlluar në sy të vajzës së tij të mitur Kujtim Prengën, në kohën që ai po merrte vajzën nga shkolla.
 
22-vjeccari i ndihmuar edhe nga një shqiptarë tjetër, dyshohet se e vranë Kujtim Prengën për hakmarrje, për shkak të ngjarjes së ndodhur në Kamëz në 2011.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com