/ATSH- L.Verdha/ - Me ftesë të Kryeministrit të Finlandës, Aleksandër Stub, Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, zhvilloi një vizitë zyrtare një-ditore në Finlandë.
Në komunikatën për shtyp lidhur me qëllimin e vizitës u bë e ditur se Kancelarja dhe Kryeministri Stub diskutuan kryesisht për gjendjen në Ukrainë, për marrëdhëniet me Rusinë si dhe lidhur me problemet ekonomiko-financiare në zonën e Euros.
Gjatë konferencës së përbashkët të shtypit mbajtur menjëherë pas takimit zyrtar Stub-Merkel, doli në pah se është biseduar konkretisht edhe për çështje të sigurisë në Krahun Lindor të Bashkimit Europian përgjatë gjithë linjës Moldavi-Ukrainë-Gjeorgji, parë kjo edhe në dritën e manovrave aktuale të NATO-s gjatë ditëve të fundit në rajonin Skandinavi-Balltik.
Në fakt, këto ditë këtu është komentuar gjërësisht se arsyeja e vërtetë e kësaj vizite të Merkelit në prag të zgjedhjeve për në Parlamentin e Finlandës është mbështetja publike për aleatin e saj ideologjik - Kryeministrin Stub dhe partinë e tij të djathtë të Koalicionit Kombëtar (Kokoomus), anëtare e Lidhjes së Partive Europiane (PPE).
Kjo u vu re edhe gjatë konferencës së shtypit, ku Kancelarja gjermane për të gjitha çështjet theksoi se qëndrimet e Stubit dhe Qeverisë Finlandeze kanë qenë në rakordim të plotë e të vazhdueshëm me vendimet e Gjermanisë dhe, në përgjithësi, të Bashkimit Europian, sidomos përsa u përket sanksioneve ndaj Rusisë.
" Gjermania dhe Finlanda të një mëndjeje për gjithçka të vendosur në Be", - tha ajo, duke shtuar se Gjermania dhe BE-ja e vlerësojnë pozicionin e veçantë dhe të vështirë të Finlandës si fqinj i drejtëpërdrejtë me Rusinë (Shënim: - Finlanda ndan me Rusinë një kufi tokësor prej më se 1.300 km).
Natyrisht, edhe Kryeministri Stub nuk la rast pa e falenderuar "miken Angela" për mbështetjen e gjithanëshme të qëndrimeve finlandeze. Aktualisht, sipas anketave të shtypit finlandez të këtyre ditëve, Partia e Koalicionit Kombëtar drejtuar nga Stubi ka mbështetjen më të pakët (vetëm 14 % t¨elektoratit) ndër katër partitë kryesore në vend, duke rrezikuar kështu humbjen e pushtetit pas zgjedhjeve parlamentare të 19 Prillit (2015).
Kancelarja Merkel u takua edhe me Presidentin e Republikës Sauli Niinistë (i të njëtës Parti me Kryeministrin Stub, ndërsa para largimit nga Finlanda ajo do të mbajë edhe një Leksion në Universitetin e Helsinkit.
/Shqiptarja.com