Gjermania-Greqisë: Nuk falim
borxhin, ndërprisni lobimin

Gjermania-Greqisë: Nuk falim<br />borxhin, ndërprisni lobimin
ATHINE- Ndërkohë që qeveria greke vazhdon mes protestave procesin e dhimbshëm të shkurtimeve të shpenzimeve dhe vendeve të punës, ministri gjerman i Financave i ka kërkuar Greqisë të ndërpresë lobimin për falje të tjera të borxhit.

Wolfgang Schauble mbërriti në Athinë mes rrugëve të boshatisura ku shihej vetëm prania e policisë, nga frika e protestave kundër atij që në Greqi shihet si njeriu që inspiron politikat e ashpra të kursimit. Schauble mori pjesë në një takim te Dhomës Greko-Gjermane të Tregtisë.

“Do të vija në dukje diçka shumë seriozisht, -tha ai, -“do të doja t’ju kërkoja të gjithëve të mos vazhdoni në këtë kohë diskutimin për një tjetër shkurtim të borxheve. Nuk është në interesin tuaj. Tashmë e kemi miratuar programin e dytë për Greqinë dhe po ju them që edhe kaq ishte e vështire. Ju duhet t’i qëndroni asaj që kemi arritur dhe edhe ne duhet t’i qëndrojmë asaj që kemi arritur. Çdo gjë tjetër është shumë e rrezikshme dhe jo në interesin e Greqisë”, tha ministri gjerman i Financave.

Schauble bëri edhe vlerësime për punën e deritanishme të Greqisë në drejtim të krijimit të burimeve financiare për kthimin e borxhit. Mbi 90% e borxhit grek është tani ndaj enteve zyrtare si eurozona apo FMN që kanë dhënë 240 miliardë euro në ndihmë të Greqisë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë