Gjermania: Zgjidhja e tensioneve Rusi-Ukrainë, vetëm përmes diplomacisë
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha se diplomacia është “mënyra e vetme” për të zgjidhur tensionet midis Moskës dhe Perëndimit lidhur me Ukrainën.
Këto komente ajo i bëri gjatë një vizite në Kiev, prej ku paralajmëroi Rusinë se do të paguante “çmim të lartë” nëse sulmon Ukrainën.
“Ne do të bëjmë gjithçka që të garantojmë sigurinë e Ukrainës. Ne do të bëjmë gjithçka që të garantojmë sigurinë e Evropës”, tha Baerbock gjatë konferencës së përbashkët për media me homologun e saj ukrainas, Dmytro Kuleba.
“Çdo veprim i mëtejmë agresiv do të ketë çmim të lartë për Rusinë, në aspektin ekonomik, strategjik dhe politik”, tha ministrja gjermane, një ditë para se ajo të takohet në Moskë me homologun e saj, Sergei Lavrov.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock. Më 2014, Rusia aneksoi Gadishullin ukrainas të Krimesë, dhe që atëherë mbështet luftëtarët separatistë që po luftojnë me forcat qeveritare ukrainase në Lindje të Ukrainës. Nga ky konflikt janë vrarë mbi 13,200 persona. Kievi dhe Perëndimi thonë se Rusia ka dislokuar dhjetëra mijëra trupa përgjatë kufirit me Ukrainën dhe kanë ngritur shqetësime se Moska është duke u përgatitur për një pushtim të mundshëm. Por, Moska mohon se po përgatitet që ta pushtojë Ukrainën. Gjatë javës së kaluar janë mbajtur takime ndërmjet Rusisë dhe shteteve perëndimore lidhur me grumbullimin e trupave ruse, por këto bisedime nuk kanë prodhuar ndonjë rezultat konkret./REL
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?
-
Normale
13%
-
Korrupsion
82.6%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 2037
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta në Ukrainë/ The Guardian: Rusia e kishte parashikuar inkursionin ukrainas në Kursk për muaj të tërë
20 Shtator, 10:16
-
'Rusia vazhdon të shënjestrojë infrastrukturën e energjisë', Von der Leyen vizitë sot në Kiev, diskutime lidhur me mbështetjen për Ukrainën
20 Shtator, 08:31
-
BE 160 milionë euro për Ukrainën nga pasuritë e bllokuara ruse
19 Shtator, 15:53
-
Zyrtari amerikan: Mbështetja e Kinës për agresionin rus në Ukrainë ‘vjen nga nivelet më të larta’
19 Shtator, 12:51
-
Lufta në Ukrainë/ Trump: Do të takoj Zelensky javën e ardhshme
19 Shtator, 08:54
-
Gjermania tronditet nga një tjetër sulm me eksploziv, të paktën një i plagosur në Këln! Shpërthimi i dytë në tre ditë, policia në ndjekje të autorit
18 Shtator, 08:58
-
Lufta në Ukrainë/ Sulm rus në Zaporizhzhia, 2 të vdekur, 5 të plagosur
18 Shtator, 07:26
-
SHBA/ Kompania ‘Meta’ ndalon mediat shtetërore ruse nga platformat e saj
17 Shtator, 09:26
-
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Javën tjetër do t'u prezantojmë aleatëve një plan fitoreje! Stoltenberg: Vendet të vendosin vetë nëse Kievi mund t’i përdorë armët me rreze të gjatë në Rusi
17 Shtator, 07:04
-
Gjermani/ Shpërthim në qendër të Këln-it, 1 i plagosur
16 Shtator, 09:56
-
Mbingarkimi i sistemit të azilit, Gjermania shton kontrollet në kufi
16 Shtator, 09:03
-
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Na autorizoni të godasim bazat ajrore ruse
16 Shtator, 07:34