Gjermeni: Brenda 2016 gati planet e
përgjithshme vendore për 31 bashki

Gjermeni: Brenda 2016 gati planet e<br />përgjithshme vendore për 31 bashki
Brenda vitit 2016, 31 bashki të vendit do të kenë të hartuara Planet e Përgjithshme Vendore, falë nismës së marrë nga qeveria për t’i dhënë mbështetje financiare dhe teknike 26 bashkive dhe asistencës së ofruar për 5 bashki të tjera, nga Programi i USAID për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore. Kështu ka deklaruar Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni teksa prezantoi këtë të martë, gjatë një dëgjese publike, tre planet strategjike kombëtare që do të udhëheqin zhvillimin e vendit deri në vitin 2030.

“Të tre planet, synojnë t’i japin fund epokës së informalitetit në zhvillimin e tokës, territorit, hapësirave urbane e rurale dhe të krijojnë një mjedis të favorshëm dhe të qëndrueshëm institucional, ekonomik e social. Zhvillimi ekonomik, shtrirja gjeografike, avantazhi konkurues, trashëgimia historike e kulturore që mbart çdo zonë, ishin elementët kryesorë dhe shërbyen si themeli i një ndërtese solide, në të gjithë procesin e hartimit të Planit Kombëtar dhe dy planeve sektoriale,” tha Gjermeni.
 
Në majë të piramidës së planifikimit të territorit, u shpreh Gjermeni, qëndron Plani i Përgjithshëm Kombëtar, i cili ofron vizionin për zhvillimin afatgjatë e cilësor të territorit në 15 vitet e ardhshme, ndërsa dy planet ndërsektoriale janë ai i zonës ekonomike Tiranë-Durrës dhe Plani i Integruar ndërsektorial për Bregdetin.

“Plani i Integruar Ndërsektorial për zonën ekonomike Tiranë - Durrës, e sheh rajonin si motorin ekonomik të vendit dhe si një hapësirë shumë të rëndësishme jo vetëm administrative, por sidomos ekonomike dhe konkuruese me qendra të ngjashme në rajon. Dhe së fundmi por jo për nga rëndësia, Plani i Integruar Ndërsektorial për Bregdetin, është instrumenti që jep orientimet kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm të brezit bregdetar në shërbim të sektorit të bujqësisë  dhe turizmit,“ sqaroi ministrja e MZHU-së.

Në fund të fjalës së saj Gjermeni tha se sfida e përbashkët tanimë, është zbatimi i këtyre planeve.
 
“Ndaj dhe nismat e ndërmarra kërkojnë përfshirjen sa më aktive të të gjithëve Ju, në mënyrë që përvojat dhe idetë të jetësohen në projekte konkrete për të ardhmen.
Sot Shqipëria e ka një plan zhvillimi që i tejkalon kufinjtë e një mandati politik, një plan zhvillimi ku janë materializuar jo vetëm mendimet e ekspertëve por edhe të qytetarëve,”
përfundoi ajo.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)