Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni po merr pjesë në aktivitetet që do të organizohen me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Turizmit, më 26-28 shtator, në Gudalahara (Guadalajara) të Meksikës, me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, Taleb Rifai dhe Sekretares për Turizmin të Meksikës, Klaudia Ruiz Massieu Salinas. Ministrja Gjermeni do të jetë pjesë e panelit: “Turizmi dhe Zhvillimi I Komunitetit”, e cila është edhe tema e Ditës Ndërkombëtare të Turizmit, që shënohet çdo vit, më 27 shtator. Si temë kryesore është fokusi i veçantë mbi rolin e komuniteteve.
/Shqiptarja.com










