Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni ka inspektuar sot në Divjakë, dy projektet e financuara nga Qeveria Shqiptare në kuadër të rilindjes urbane ku ka thënë se prioritet i qeverisë është zhvillimi i turizmit në çdo rajon të vendit.
E shoqëruar nga kryetari i bashkisë Fredi Kokoneshi, si dhe qytetarë të Divjakës, Gjermeni ka parë nga afër punimet në rikonstruksionin e kopështit dhe shkollës 9-vjeçare, si dhe të sheshit të bashkisë, i cili do të lidhet me rrugën dhe që e lidh zonën me parkun kombëtar Divjakë-Karavasta.
Pasi ka parë nga afër realizimin e punimeve të deritanishme Gjermeni u shpreh tepër e kënaqur që në këtë bashki, ashtu siç ka ndodhur në shumë qytete të tjera të vendit, po investohet me qëllim zhvillimin turizmit.
Kryetari i Bashkisë Divjakë Fredi Kokoneshi ka thënë se në të gjitha projektet po monitorohet cilësia e punimeve, në mënyrë që ato ti shërbejnë si qytetarëve ashtu dhe turistëve që vijnë në këtë bashki si për plazhin, ashtu edhe për parkun kombëtar të Divjakë-Karavastasë.
Në këtë bashki është rikonstruktuar totalisht dhe godina e gjimnazit, si dhe po ndërtohet një qendër e re shëndetësore.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com