Gjermeni nga Durrësi:Urbanizimi 
parandalon dhe shmang përmbytjet

Gjermeni nga Durrësi:Urbanizimi <br />parandalon dhe shmang përmbytjet
Ministrja e Urbanizimit Urban dhe kryetari i Bashkisë Durrës kanë inspektuar punimet që janë duke u kryer në këtë qytet më disa projkte, nga ku Ministrja Gjermeni ka thënë se përmes urbanizimit, evitohen edhe përmbytjet.

“Legalizimi dhe urbanizimi i zonave informale janë dy proçese që do të ecin paralelisht edhe në vitin që sapo ka nisur. Ndërhyrje të tilla të planifikuara në infrastrukturë dhe kanalizime parandalojnë përmbytjet, sidomos po ta krahasojmë situatën me disa vite më parë”, deklaroi ministrja Gjermeni.

Kryebashkiaku Dako lajmëroi se krahas rrugëve në zonë po përfundon edhe ndërtimi i një kopshti për të vijuar gjatë vitit 2016 me projektet e urbanizimit të të tjerave zonave informale në bashkinë e Durrës.

Janë të paktën 20 projekte të cilat janë zbatuar nga bashkia e Durrësit që prej tetorit të vitit 2013 të mbështetura nga FSHR dhe MZHU. Pjesë e projekteve janë edhe rikonstruksioni i fasadave të godinave në rrugët kryesore të qytetit.

Ministrja Gjermeni bëri me dije gjatë takimit me kryebashkiakun Dako dhe stafin e tij se javën e ardhshme bashkia e Durrësit e bashkë me të edhe 25 njësitë tjere vendore do të nënshkruajnë kontratat me studio vendase e të huaja për hartimin e planeve të përgjithshme vendore.

Këto plane do t’i japing një hov të ri zhvillimit urban të qyteteve”, tha Ministrja.
 
15 mijë banorë të zonës së ish Kënetës në Durrës për vite të tëra kanë vuajtur pasojat e motit të keq. Gjatë vitit 2015, kjo zonë krahas legalizimit të banesave (11 mijë të tilla në të gjithë qytetin në një vit) iu nënshtrua edhe procesit të urbanizimit.

Ndërtimi  dhe rikosntruksioni i 10  rrugëve  me një vlerë prej 245,277,628 lekësh, finacim i Fondit të Zhvillimit të Rajoneve krijoi  një infrastrukturë urbane brenda standardeve.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)