Gjermeni takim me gratë politikane
dhe aktiviste të Rajonit

Më shumë se 70 gra të shquara politikane dhe aktiviste të shoqërisë civile nga vendet e Ballkanit Perëndimor u mblodhën se bashku në qytetin e Sarandës në Shqipëri në Konferencën Ndërkombëtare “Drejt rrugës për të fuqizuar gratë në politikë, proceset paqësore dhe integrimin në BE”. Tema kryesore e takimit ishte për të diskutuar dhe dakordësuar një paketë rekomandimesh se si mund të rritet roli i femrave në proceset e paqes dhe sigurisë në rajon dhe vendim-marrjen politike. Midis pjesëmarrëseve ishin Edita Tahiri, Zv/kryeministre e Kosovës; Dijana Vukomanovic, Zv/presidente e Partidë Socialiste të Serbisë(SPS); Elisabeth Rehn,ish ministre e shtetit të Finlandës dhe Eglantina Gjermeni, Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit në Shqipëri. Gjatë takimit u arritën një sërë rekomandimesh të cilat kishin të benin me lobimin në mënyrë të vazhdueshme oër proceset e zgjerimit në BE dhe që mbështesin fuqizimin e grave, një përfaqësim më i gjërë i femrave në politikë e vendimmarrjes si dhe përgatitje të grave të reja si lidere në fusha të ndryshme të politikës.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!