Gjet Ndoj: S’ka nevojë për sekserë
të marrësh dokumente te arkivat

Gjet Ndoj: S’ka nevojë për sekserë<br />të marrësh dokumente te arkivat
Në Arkivin Qendror të shtetit shqiptar ka një vërshim të pazakontë kërkesash nga qytetarët për dokumentet arkivore, pohon Drejtori i përgjithshëm i institucionit Gjet Ndoj. Kërkimet nisin nga dokumentet e pronësisë deri tek ato për arsye studimore.

Gjet Ndoj pohon se vërshimi i kërkesave është shtuar pas shpalljes së ligjit për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave. Drejtori i arkivës thotë se harku kohor i kërkimit të një dokumenti është shkurtuar. Sipas tij koka e kërkimit është shqyrtuar nga 3 muaj në vetëm 12 ditë.

''Praktikisht ne pas shumë përpjekjesh kemi arritur që publiku të ketë mundësinë të marrë atë që kërkon. Kur erdha në tetor të vitit 2013 përgjigja për një dokument pronësie zgjaste tre muaj. E kam shkurtuar kohën e domosdoshme për të kthyer përgjigje në 12 ditë. Në drejtorinë e përgjithshme të arkivave nuk është më nevoja që qytetari të ketë mik drejtorin apo të ketë mik një punonjës apo të gjejë një sekser jashtë që të marrë dokumentin e tij'', shprehet ai.
 
Ndërkohë Gjet Ndoj pohon se jo të gjitha dokumentet janë të lejueshme për t’u dhënë. ''Natyrisht që ka edhe kritere përjashtuese, jo të gjithë dokumentet mund të shërbehen. Janë disa dokumente të pakta që me ligj nuk mund të shërbehen, siç janë dokumentet që përmbajnë informacion të karakterit sekret shtetëror apo ato që kanë të bëjnë me shkeljen e privatësisë së individit apo familjeve'', tha ai.
 
Pasi rrëfen interesin e madh që ka publiku dhe studiuesit e fushave të letërsisë, historisë e më gjerë për kërkime arkivore, Gjet Ndoj apelon për dixhitalizimin e përshpejtuar arkivave.

ndoj arkiva shtetit

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)