/ATSH/- Komisioni Parlamentar i Veprimtarisë Prodhuese miratoi të hënën ndryshimet në ligjin "Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore e tregtare".
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri i pranishëm në komision, bëri të ditur se borxhet ndaj HEC-eve priten të shlyen tërësisht brenda 6 muajve.
Në total, borxhi i akumuluar prej vitesh në sektorin energjitik llogaritet 1.1 miliardë lekë, ndërsa ndaj HEC-eve borxhi llogaritet rreth 30 milionë lekë. Sektori i energjisë elektrike në Shqipëri është në një situatë të vështirë teknike dhe ekonomiko-financiare.
Në analizën e shkaqeve që e kanë çuar sistemin në gjendjen aktuale, janë disa elemente kryesore, sikurse nivelet e ulëta të arkëtimit nga konsumatorët familjarë, bizneset dhe institucionet publike, humbjet e larta të energjisë elektrike në sistemin e shpërndarjes, si dhe mosshlyerja e detyrimeve të pretenduara nga operatorët që veprojnë në sektorin elektroenergjetik.
Ndryshimi i propozuar në ligjin "Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore e tregtare", bën që shoqëritë publike të mos bllokohen për shkak të mospagesave në kohë të faturave të lëshuara nga subjektet private pjesëmarrëse në sektorin e energjisë elektrike. Ky propozim vjen edhe si rrjedhojë e faktit që energjia elektrike ka karakteristika të veçanta nga mallrat dhe shërbimet e tjera, për shkak të rëndësisë publike që ka ky mall. Nga furnizimi me energji elektrike varet funksionimi normal i shumë strukturave të tjera (uji, spitalet, burgjet etj) që janë të domosdoshme për shtetin. "Masat që po marrim shkojnë në funksion të rimëkëmbjes financiare të sektorit energjetik, që do të thotë se do të ketë më shumë furnizim", u shpreh ministri Gjiknuri.
Në janarin e vitit 2018, mendohet që sektori do ta ketë kapërcyer fazën e krizës dhe do të jetë likuid. Këto masa financiare, përkthehen në investime konkrete, pasi pjesa e shërbimit në zona të thella ka nevojë për investime, duke qenë se gjendja paraqitet shumë e keqe. Ndërkohë, borxhi është ulur me 150 milion dollarë.
Gjiknuri shtoi se edhe përmirësimi i gjendjes aktuale në këtë sektor do të jetë objektivi i ardhshëm, për të reduktuar humbjet në rrjet, për përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për konsumatorin.
Ministri Gjiknuri informoi se të paktën 15 % e qytetarëve do të ndjejnë efektet pozitive nga investimet e reja deri në 2018.
/Shqiptarja.com