Gjiknuri për Report Tv: S'kemi nisur negociatat për presidentin e ri! Në Kongres reflektojmë edhe pse jemi fitues, partia ka nevojë për ripërtëritje

TIRANË- Partia Socialiste nuk ka zhvilluar asnjë negociatë me grupet parlamentare sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit të ri. Kështu ka pohuar Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri në një intervistë për Report TV. Gjiknuri tha se ka zhvilluar vetëm mbledhje të brendshme me Taulant Ballën dhe Elisa Spiropalin, si grupi i mandatuar nga PS për negociatat për presidentin e ri.

Në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Gjiknuri u shpreh se pa u përcaktuar kalendari i votimit është ende herët për negociata. Partia Socialiste është e qartë në qëndrimin e saj, Presidenti i ri do të jetë shumë më ndryshe nga Ilir Meta. Gjiknuri thekson se presidenti i ri duhet të di të qëndrojë mbi palët dhe të mos përfshijë në detyrë interesat e tij politikë.

“Dua të sqaroj se nuk ka pasur asnjë negociatë me asnjë grupim, kemi zhvilluat takime mes vetes sonë sa i përket procesit që do organizohet brenda PS, grupi i ngarkuar për të negociuar me palët. Ka zhvilluar mbledhje brenda vetes, ne të tre, Balla dhe Spiropali, nuk ka pas negociata, gjithçka tjetër është spekulim. Pa u paracaktuar kalendari i votimit nuk është koha për të nisur negociata. Madje nuk kemi diskutuar as me grupe interesi. Nuk mund të konfirmoj nëse do të jetë burrë apo grua, e rëndësishme është të jetë personalitet i mirë, i provuar që di ta bëjë detyrën, të qëndrojë mbi palët, të mos fusë interesat politike në detyrën e tij. Po të fokusohemi në këtë karakteristika  do të ketë një president të mirë ndryshe nga ç’ka kemi parë këto pesë vitet e fundit”, tha Gjiknuri në Report Tv.

Sekretari i Përgjithshëm i PS është ndalur edhe në Kongresin që do zhvillohet më 9 prill duke shpjeguar se ky Kongres do të sjellë një risi, pasi nuk do të fokusohet vetëm në vetëm në problemet organizative të partisë, por do trajtohen edhe problematik të tjera që po kalon Shqipëria, si kriza me çmimet. Ai thekson se rreth Pallatit të Kongreseve do të mbahen diskutime të hapura me qytetarët.

“Kulmon ngjarjen më të madhe organizative dhe është një kuvendim me anëtarësinë e gjerë për sfidat që ka PS për periudhën që mbetet në këtë 4-vjeçar. Ky Kongres kulmon me fillimin e mandatit të tretë. Ky kongres zhvillohet në një moment të të vështirë për Shqipërinë për shkak të krizës së çmimeve. Ka ardhur moment që PS, përtej adresimit të problemeve organizative të partisë, miratimi i statutit, ndryshme për riorganizimin më të mirë të partisë, do trajtojmë edhe çështje të tjera tematike që lidhet me situatën që po kalon Shqipëria, problemet me krizën. Por ne do zhvillojmë disa sesione aktivitet përreth pallatit të kongreseve që janë të hapura për publikun, për palët e interesuara ku do diskutohen ide zhvillimore, politika që ka ndërmarrë qeveria për të adresuar shqetësimet e krizës, por është edhe një forum për të testuar shumë nga idetë që ne kemi, apo për të marrë opinione. Përzierja e diskutimit politik që ka një forum partie por edhe input i gjerë nga shoqëria civile nga faktorë të interesuar nga grupe interesi”, vijoi Gjiknuri.

Ndonëse PS ka fituar mandatin e tretë, sekretari i përgjithshëm shprehet se kjo nuk do të thotë që partia s’ka nevojë për ripërtëritje.

“Fakti që jemi fitues nuk do të thotë që s’kemi nevojë për reflektim. Qenia e gjatë në pushtet sjell edhe konsum edhe nevojë për ripërtëritje dhe një parti që mjaftohet me faktin që është e pathyeshme nuk mund të mendojnë për një perspektivë të gjatë nëse nuk gjen forca për tu rigjeneruar. Në këtë drejtim ripërtëritja nuk do të thotë që këta kryetarë aktualë mund të shprehin dëshirën dhe të jenë pjesë e procesit të ardhshëm për procesin e kryetarit të partisë sidomos aty ka mbështetje të anëtarësisë. Po iu ndërpritet mandati, këta mund të shprehin”, tha ai.

Kongresi i PS që do të mbahet më 9 prill do të nis në orën 12.00 dhe do të mbyllet në orën 15.00, ku në fjalën hapëse të punimeve do e këtë Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri. Pjesë e diskutimeve do të jetë edhe Këshillimi Kombëtar, si dhe diskutimet që do të shërbejnë për hapjen e fuqizimin e PS. Partia Socialiste do të shkarkojë kryetarët në 61 degët e saj në vend dhe do të bëjë rizgjedhjen e tyre sipas rregullave të reja nga data 1 Maj – 15 Qershor 2022.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:58
Gjiknuri në Report Tv: PD e dobët për të përballuar luftën mes Bashës dhe Berishës, përçarja mes opozitës do të vazhdojë

 

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri i ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv ka pasur një koment për situatën në Partinë Demokratike. Lufta mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës sipas Gjiknurit tregoi që PD ishte e dobët për ta përballuar debatin e brendshëm, ndërsa thekson se përçarja mes opozitës do të vazhdojë

“Skizma që u krijua mes Bashës dhe Berishës u bë publike dhe filloi një luftë të brendshme tregoi sesa e dobët ishte PD për të mbajtur këtë debat gjë që çoi në proces shkërmoqje, i cili është një proces që kam frikë se do të vazhdojë brenda opozitës”, tha Gjiknuri për gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri.  

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion