Gjiknuri:Nuk kemi blerë energji
me çmim dyfish, janë spekulime

Gjiknuri:Nuk kemi blerë energji<br />me çmim dyfish, janë spekulime
Ministri i Energjetikës i ka hedhur poshtë pretendimet për blerjen e energjisë me çmim të dyfish. Duke folur në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese për buxhetin e ministrisë që drejton për vitin e ardhshëm, Damian Gjiknuri tha se kjo është e pavërtetë, ndërsa u shpreh se blerjet e energjisë po ulen nga viti në vit. 

Investimet në sektorin e energjisë do të vijojnë edhe për 2016 tha Gjiknuri ndërsa sipas tij reforma ka dhënë frytet e veta. Sipas Gjiknurit në vitin 2013 në këtë sektor u investuan 3.1 miliardë lekë dhe në 2015 17.5 miliardë lekë, vitin e ardhshëm parashikohen 20 miliardë lekë për investime kryesisht në përforcimin e rrjetit. Por kjo shumë sipas tij nuk mjafton për finalizimin e të gjitha projekteve, pasi nevojiten 1.6 milion dollarë.

Ndërkaq po në këtë komision ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni tha se brenda 2016 përfundojnë planet e zhvillimit për 31 bashki, ndërsa leje ndërtimi mund të jepet vetëm në qytetet, bashkitë e të cilëve e kanë përfunduar planin e tyre.


Debati në Komision:

Gjiknuri: Objektivat tona janë politikëbërëse në sektorin e energjisë. Fondi më i madh është për investime në Kaskadën e Devollit. Kemi parashikuar fonde për gazifikimin e vendit. Sa i përket eficencës së emergjisë elektrike kemi parashikuar rindërtimin  disa objekteve. Do të vijojmë të mbyllim. Galeritë minerare të braktisura për të evituar rastet tragjike. Këtë vit mbyllëm 140 të tilla. Energjia është një kontributore e rëndësishme e buxhetit të shtetit. Shteti nuk është më në rrezik financiar nga energjia. Këtë vit 5.6 mld lekë nga buxheti i shtetit shkojnë për energjine për investime. Shteti nuk blen më energji. 

Eduard Shalsi: Cila është lidhja mes reformës në sektorin e energjisë dhe buxhetit të shtetit?

Gjiknuri: 3.1 mld.lekë në 2013, 17.5 mld në 2015. Vitin tjetër parashikohet 20 mld lekë për investime kryesisht në përforcimin e rrjetit. Do të kemi dy nënstacione në tiranë. Një nëntokësor në qendër dhe një në kombinat. Investimet në përforcimin e rrjëtit do të vijojë edhe në rrjete. Hidrocentralet e pakontrolluara kanë rritur humbjet në rrjet. Shteti do të vijojë të dalë garant për kredi të buta afatgjata për investime. Pagesat për shtresat në nevojë janë të garantuara. Do te pajisim.te gjithë konsumatorët me matsa. Nuk do të ketë më fatura afrofe.

Bujar Cela: Cfare po bëhet pët linjat e amortizuara ku era e shiu stakojnë energjinë? Ka transformatorë të mbingarkuar.

Gjiknuri: Fondi i ivestimeve do të jetë 20 mld.lekë. Ky fond nuk do.ti zgjidhë të gjitha problemet. Vetëm.rrjeti i shpërndarjes kërkon 1.6 mld.dollarë për të arritur standardet evropiane. Në gjithë botën i përballon konsumatori këto investime. Por ne nuk e rënduam konsumatorin pasi ne ulëm.humbjet në rrjet. Po të mos ishte bërë ky përmirqsim i humbjeve kishim dy rrugë: ose të rriste taksat ose të ndërpriste cdo investim.tjetër për të mbajtur dritat ndezur. 

Artan Gaçi: Energjia është një histori suksesi. 200 mln euro për buxhetin e shtetit. Pati kosto elektorale por rezultati i justifikoi të gjitha. Bankers ka fituar në arbitrazh ndaj tatimeve. Si qëndron kjo cështje? Sektori i naftës është i rëndësishëm. 

Gjiknuri: Ky është njoflikt i hershëm. Qëllimi ynë është të nxjerrim.vlerat rëale të kostove. Kompania duhet të mbyllë inveatimet pastaj të ndajë përgjysmë fitimet me shtetit. Ne vërejtëm që kostot e investimeve ishin të fryra. Ne nuk kemi asgjë me asnjë kompani inveatitore por duam të mbrojmë.dhe konsumatorin shqiptar. Në kontratat e rëja do të vendos terma të reja që shteti të fitojë më herët nha naftënxjerrja. Ne nuk duam.që asnjë kompani të lëshijë mesazhe të bllokimit të prodhimit, që do të ishin të dëmshme për ekonominë, mesazhe që për ne janë të papërshtatshme. 

Besnik Bare: A ka projekt për burime energjitike alternative vec atyre hidrike? Si e parashihni zgjidhjen e situatën me Bankers?

Gjiknuri: Burim tjetër do të jetë gazi. Por do të dojë disa vjet. Është burim i sigurt dhe më i pastër. Dielli dhe era nuk janë fort të përshtatshme dhe të parashikueshme. Era jonë nuk ëahtë e favorshme. Ndryshe nga vendet e ulta si Holanda, etj që kanë rryma oqeanike. Energjia solare është parashikuar në 60-70 mega për të eksperimentuar dhe pa rënduar konsumatorin. 
 
Namik Kopliku:
Sa miniera të vdekura do të mbyllen? Sa është fondi që duhet për ti mbyllur të gjitha?

Gjiknuri: 34 mln lekë kemi parashikuar për këtë vit. 95 mln janë kostot totale.. Shpresojmë.ti mbyllim.brenda këtij mandati.  kjo nuk ësshtë një liatë dëshirash. Buxheti ka kufizime..
 
Gjergji Papa: Si do të jenë investimet në OSHEE? A do të garantohet furnizim i plotë. Sa lekë është blerë energjia nga jashtë? Kemi lexuar lajme...
 
Gjiknuri:
Ky është një spekullim politik. Blerjet e energjisë nga viti në vit po i ulim. 61 mln euro të kursyera kemi nga viti i kaluar për blerje energjie. Po blejmë më pak dhe më lirë. Cmimi i bursës nuk është cmimi i produktit. Ka dhe kosto transmetimi. Kjo.ka qenë një tentativë njolle ndaj sektorit. E shtuna dhe e diela në energji është dita më e lirë për tu blerë. Nuk mund të merrët e diela për të krahasuar muajin. Importet do vijojnë të ulen. 
 
Robert Bitri: A do të shkurtohen punonjës në Albpetrol? Para se ta bëni këtë duhet të konsultoheni me të gjithë sektorët dhe aktorët. 
 
Gjiknuri: Investimet do të vijojnë. Eficenca më e mirë energjetike përkthehet në investime..
 
Gjiknuri: Është problem sa social.edhe ekonomik. Ka funksione aty që nuk janë më funksionale. Ka nevojë për ristrukturim. Duhet strukturë teknike të gatshme të marrë pasuritë në dorë në rast të ambandonimit nga komapnitë private. Dikush duhet tu dalë për zot për një rast të tillë. Interesimi i kompanive të huaja janë të larta me dy kompani të reja në treg.
 
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi vendimi! Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e Përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë

Hyn në fuqi vendimi! Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e Përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë