Gjiko është një nga reperët shqiptarë që shkakton shumë humor me këngët e tij. Tekstet e tij mbeten si refren në kokën e shumë të rinjve. Ditën e djeshme Gjiko ka publikuar hitin e tij të fudnit “Si Bugati” në bashkëpunim me Skerdin. Ajo që bie në sy është kërcimi i veçantë i Gjikos i cili ka filluar të përhapet si një trend tek të gjithë fansat e tij.

Madje të gjithë kanë filluar ti dërgojnë reperit video të ndryshme që ky i fundit ti shpërndajë në rrjetet sociale, duke parë se kush ka arritur ta realizojë më mirë. Kështu që harrojeni Kiki-n njerëz, mësoni kërcimin e Gjikos.