Gjin Gjoni dhe Alaudin Malaj, dy emrat të njohur të gjyqësorit, zyrtarisht nuk janë më pjesë e drejtësisë shqiptare. Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur në mbledhjen e sotme të miratojë kërkesat e dy gjyqtarëve për t’u larguar nga drejtësia, në prag të përballjes me Vetingun. Gjin Gjoni dhe Alaudin Malaj mbanin pozicionin e gjyqtarit të Apelit në Tiranë. Pas miratimit të dorëheqjes së tyre nga KLGJ, tashmë në lëvizje do të vihet Komisionit i Pavarur i Kualifikimit, organ i cili pritet të vendosë pushimin e Vetingut për dy gjyqtarët, një praktikë e zakonshme tashmë. Krahas pushimit të Vetingut, KPK, në vendimin për Gjin Gjonin dhe Alaudin Malaj, pritet të vendosë edhe shënimin në fund, për humbjen e të drejtës për t’u bërë pjesë e drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.
Procesi i Vetingut për Gjin Gjonin ka nisur që në tetor të vitit 2018, duke zgjatur 21 muaj. Ndërsa për Alaudin Malaj procesi i Vetingut ka nisur që në shtator të vitit 2018. Gjin Gjoni dha dorëheqjen me pretendimin se Vetingu ishte politik. Por nëse Vetingu do të ishte politik, siç pretendon Gjin Gjoni, ky i fundit mund të jepte dorëheqjen që në vitin 2018 dhe nuk do të priste fundin e lejes dyvjeçare prindërore dhe afrimin e përballjes me gjetjet e KPK rreth pasurisë së tij, për të dhënë dorëheqjen. Ndërkaq, gjyqtari tjetër Alaudin Malaj, nuk ka ngritur pretendime për procesin e Vetingut, por ka deklaruar se do të fillojë një punë tjetër në datën 1 gusht 2020.
Megjithatë, arsyet e vërteta të dorëheqjes së dy gjyqtarëve do të zbulohen në vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ta. Alaudin Malaj ka punuar në drejtësi që në vitin 1992, ndërsa kulmi i karrierës së tij, ka qenë drejtimi i Gjykatës së Apelit Tiranë. Ndërsa Gjin Gjoni e ka nisur karrierën në drejtësi në vitin 1994, ndërsa kulmi i karrierës së tij ka qenë pozicioni i anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.6%
-
Pak
20.5%
-
Nuk kam mendim
5.8%
Vota total: 1032
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pasuria dhe profesionalizmi, Vettingu i KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Erind Reovica
19 Mars, 10:32
-
Mesazhet me Bushkën, ish-kryetarja e KLGJ-së Llagami: Fabrikime imagjinare për ndikime në drejtësi! U shpërndanë në mënyrë anonime nga një person që më përndjek
19 Mars, 10:25
-
‘Cenoi figurën e magjistratit dhe reputacionin e gjykatës’, ILD kërkon masë disiplinore ndaj gjyqtares së Kukësit! Shkeljet me kolegët gjatë seancës (EMRI)
18 Mars, 12:12
-
Vettingu nxjerr nga drejtësia prokurorin e Elbasanit, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për Binas Ninën! Magjistrati me dy shtetësi, rezident dhe në SHBA! Probleme me pasurinë
6 Mars, 16:59
-
‘Shporta’ groteske e PD-së me komunistë, ballistë, çamë, grekë, burgaxhinj, nongrata, budallenj dhe analfabetë me grada
6 Mars, 10:38
-
ILD kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtares Arta Llazari, më 2023 kaloi Vettingun: Shkelje të rënda, pati 11 ankesa ndaj saj!
5 Mars, 21:44
-
Gjin Gjoni nga veteriner bëhet doktor i të drejtës civile pa arsim të lartë! A do t’a dorëzojë diplomën false në KQZ kur të kandidojë për deputet? Disa fakte për SPAK-un
5 Mars, 13:53
-
Ilir Yzeiri: Shqipëria e Gjin Gjonit, Dumanit, Olsi Dados dhe Sametit nga Fieri
5 Mars, 12:04
-
Ambasadori i BE në Shqipëri: Reforma në drejtësi është e pakthyeshme! Zbatimi i saj ka vëmendjen dhe mbështetjen tonë
4 Mars, 21:57
-
Primaret e PD-së/ 10 kandidatët burra e gra më të votuar në Shqipëri dhe ata më pak! Deputetët që kaluan pragun e kush jo! Veç Gjin Gjonit, 'shpërblehen' dhe Ndoja e Gjunkshi
3 Mars, 08:39
-
Primaret e PD/ Mbyllet numërimi në qarkun e Lezhës, ish-gjyqtari sheik Gjin Gjoni më i votuari
2 Mars, 09:05
-
Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në zyrën e noterit Fran Gjoni në Lezhë! Autorët e hodhën nga makina në ecje, ishin maskuar si të moshuar
28 Shkurt, 13:05
KETA DUHEN FUTUR NE BURG ,,PER 40 VJET PER VJEDHJET QE KANE BERE,,,PSE NUK E PRANOI VETINGUN???????
PërgjigjuPLEPISTET E SALI KRIMINELIT TE PERJASHTOHEN PERJETSISHT NGA DREJTESIA DHE TU MERREN SHTEPI,,TOKA,,MAKINA E LLOGARI BANKARE...
PërgjigjuPo nuk u hetuan. Drejtesi ska ne kete vend.
PërgjigjuGjin Gjoni gjyqtari me i korruptuar i planetit, shoku i Osman Aliut nga Durresi te dy gjykates plepash qe liruan kriminele ne salle te gjyqit duke fituar miloina
Përgjigjuketa jan super millionera, po i rruhet ketyre se sa i perjashtoni
PërgjigjuKta gjakpirsa duhet jo vetem te perjashtohen 15 vjet, por vetem burg dhe kurr ma mos me hi sistem. Me ja u marr pasurine me ja u kthy qytetarve te varfer.
PërgjigjuI perjashtuat nga drejtrsia tani te perballen me drejtesine sidomos Gjin Gjoni qe ka zaptuar pronat e pronareve te ligjshem duke jua dhene klienteve te tij
Përgjigju