“Gjin Gjoni”/ Gazetarët Doçi dhe Qyno: Ajo që kemi shkruar vetëm maja e ajsbergut, “peshqit e mëdhenj” te Gjykata e Lartë dhe e Apelit 

Gazetarët e gazetës Shqiptarja.com Elton Qyno dhe Adriatik Doçi, ishin të ftuar sot në Report Tv, ku diskutuan lidhur me pushimin e padisë së ngritur nga gjyqtari Gjin Gjoni ndaj tyre dhe gazetës në fjalë. 

Padia pushoi pasi Gjoni dhe përfaqësuesit e tij nuk u paraqitën në seancën gjyqësore të drejtuar nga gjyqtarja e Krujës Alma Kolgjoka Hoxha.

Gazetari Qyno shpjegoi se Gjoni e kishte paditur për dy pasazhe të një shkrimi të tij, njëri prej të cilëve ishte se ai kishte shkruar se bashkëshortja aktuale e Gjon Gjonit, Elona Çaushaj, ka qenë më parë bashkëshortja e një shtetasi gjerman.

“Unë i jam referuar një dokumenti zyrtar të Prokurorisë së Përgjithshme, të lëshuar nga këshilltari për mediat Albi Serjani, i Adriatik Lallës, ishte qëndrimi zyrtar i atij institucioni. Unë si media e citoj, pse më padit mua, padit Prokurorinë e Përgjithsme. Kjo pikë nuk u mund të shqyrtohej në gjyq pasi padia ra, ne këto do t’i diskutonim në seanca. Pika e dytë kishte të bënte me fshehjen e pasurisë, për vilën në zonën e Lundrës, një pasuri diku te 700 mijë euro. Edhe këtë pikë, edhe në gjykatë ne kemi pretenduar se edhe kjo pikë rrjedh nga ILDKP-ja, dhe është një njoftim i 23 prill 2014, i cili rendit të gjitha pikat, një dokument zyrtar  nga një institucion shtetëror, që ka depozituar kallëzimin e parë ndaj Gjin Gjonit në Prokurori. Sipas tij unë kisha shpifur për gjëra të paqena dhe i kisha dëmtuar moralin, nuk e kishte zënë gjumi ato 10 ditë”.


Ndërkohë gazetari Adriatik Doçi, u shpreh se ato që ishin shkruar prej tyre për Gjin Gjonin ishin vetëm maja e ajsbergut.

“Ishim të sigurt se do ta fitonim këtë çështje. Artikulli për të cilin më paditi Gjoni ishte një parlajmërim mbi pritshmëritë, në të shkruhej se cilët janë gjyqtarët që rerzikojnë nga Vettingu. Bazuar në një dokument zyrtar si ai i ILDKP, sipas këtij raporti Gjoni ka fshehur një pasuri rreth 2 milionë euro. Artikulli është bazuar te Prokuroria, dhe ligji i vettingut. ILDKP-ja dorëzon një raport në Prokurori ku konstaton nëse ka fshehje të burimeve financiare. Ka një raport, që konfirmon se ato që kemi shkruar janë vetëm maja e ajsbergut për rastin e Gjin Gjonit. Mund të ketë artikuj të tjerë nga kjy raport, nuk përjashtohet mundësia. Ka edhe disa emra të tjerë gjyqtarësh”. 

A kishit droje nga Gjin Gjoni, një perosn me lidhje të forta në sistemin e drejtësisë?

Doçi:

"Sigurisht, është njeri i njohur dhe me pushtet dhe me lidhje politike. Besimi jonë ësthë bazuar te mbështetja e raportimit nga dokumenta zyrtare të prodhuara nga institucione zyrtare. Nuk mendonim se ndonjë gjyqtar mund t’i cilëosonte si shpifje ato, ndryshe i binte që media të mos shkruante më për asgjë”.

Qyno:

“E dinim që mund të vinte një kohë që mund të humbnim ose të fitonim, pasi është një gjyqtar që ka krijuar debat edhe në politikë. Është një gjyqtar që ka fituar edhe betejën e tij me Prokurorinë, që kërkoi largimin e tij në Elbasan. Ne ishim vetëm dy gazetarë dhe ishim një media që kishim vetëm mbështetjen e botuesit dhe të pronarit tonë Carlo Bollino, që na mbështeti moralisht. Kishim mbështtjen e ambasadorit amerikan Donald Lu dhe të BE-së, por edhe të Unionit të Gazetarëve. Kjo sikur na dha pak mëbshtetje për të vazhduar dhe për të mbledhur të gjitha ato që kisha. Në shkrimin pë rtë cilin u padita, kam kontaktuar edhe me Dritan Ginën, ish-prokurori i Elbasanit, e kam marrë edhe Gjin Gjonin për ironi në telefon dhe i kam thënë që disponoj këto fakte. Edhe në korridoret e gjykatës na ka thënë që do t’iu padis. Gjoni ka ngritur padi edhe ndaj dy gazetarëve të tjerë, është një proces më vete që vazhdon. Gjytarja Alma Kolgjoka Hoxha, është gjyqtare nga Kruja, anëtare e KLD, ku është anëtar edhe Gjin Gjoni. Fillimisht ajo e refuzoi marrjen përsipër, pasi dha argumenta se ishte nga Kruja dhe e kishte të pamundur të zhvillonte gjyqin në Tiranë. Fillimisht ishte një gjyqtare nga Tirana por dha dorëheqje, pasi kishte konflikt interesi me Gjin Gjonin, pasi kishin qenë kolegë. Unë kam këkruar përjashtimin e Alkma Kolgjokës, pasi në bindjen time, Gjykata e Krujës mbulohet nga Gjykata e Apelit Tiranë, dhe kjo mund të ndikonte për presion ndaj Kolgjonit, por nuk u mor parasysh si kërkesë”.

Gazetari Doçi tha se në stitën e Vettingut nuk kanë hyrë ende “peshqit e mëdhenj”. Lidhur me vendimin e sotëm të KPK-së që përjashtoi gjyqtarin e Kushtetueses Fatos Lulo, Doçi tha:

Vendimi i sotëm vendosi një standard. Me këtë standard, Shqipëqria brenda vitit mund të mbetet pa gjyqtarë dhe prokurorë. Lulo, nuk është në grupin e gjyqtarëve më të pasur në sistemin e drejtësisë. Ata s’kanë kaluar ende në sitë. Pasurinë më të madhe, e kanë anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe anëtarët, gjyqtarët e Gjykatave të Apelit. Me këtë standard të vettingut, i bie që në këto gjykata të ketë vakanca të jashtëzakonshmme dhe nuk mbushen dot nga Magjistratura, që prodhon vetëm 15 gjyaqtarë në vit”.  

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zamo: 28/04/2018 20:50

    Ju lumtë pena

    Përgjigju
  • Koli: 23/03/2018 22:11

    Gazetar të mrekullushëm,trima dhe me shum integriret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen