Nis nga kujdesi për nënën dhe fëmijën zbatimi i sistemit të patronazhimit të spitaleve rajonale dhe bashkiake nga spitalet universitare të Tiranës. Prej dy ditësh, 4 mjekë të maternitetit të Tiranes “Koço Gliozheni” po ofrojnë shërbime mjekësore në spitalin e Burrelit, me sistem rotacioni 2 mjekë në javë, me shërbim 24 orë, për të plotësuar nevojat me mjekë gjinekologë në këtë spital.
Mungesa e mjekëve specialistë gjinekologë i detyronte gratë matjane të drejtoheshin drejt Lezhës apo Tiranës për këtë shërbim.
Vetëm në dy ditët e para të ofrimit të shërbimit nga mjekët e maternitetit Koço Gliozheni në spitalin e Burrelit, u kryen 36 ekografi dhe konsulta, 1 lindje, dy shtrime dhe një planifikim për intervent, ndërsa është vënë re një interesim i madh nga e gjithë zona e Matit për të kryer ekografitë dhe vizitat me dr. Arjan Alikajn dhe dr. Vezir Tenën, mjekët e parë të ardhur nga Materniteti i Tiranës.
Për dr. Vezir Tenën, i cili ka një eksperiencë të gjatë ne maternitetin e Tiranës, ardhja në Burrel për këto ditë shërbimi nuk është një sakrificë, por një detyrim për të dhënë shërbim aty ku janë nevojat. Ndërsa drejtori i spitalit të Burrelit, Dritan Neli, shprehet se kjo zgjidhje e gjetur nga Ministria e Shëndetësisë ishte e domosdoshme për të plotësuar nevojat me mjekë specialistë që ka ky spital.
Sistemi i patronazhimit, i lançuar nga Ministrja Manastirliu, do të shtrihet në të gjitha spitalet ku ka mungesa të mjekëve specialistë, deri në plotësimin e nevojave me mjekët e rinj specialistë që perfundojne studimet vitin e ardhshëm.
"Nis mbarë sistemi i patronazhimit te spitaleve rajonale e bashkiake nga spitalet universitare të Tiranës. Me një lindje të një fëmije të shëndetshëm 4200 gram, mjekët e maternitetit Koço Gliozheni kanë nisur të japin shërbim të pandërprerë në spitalin e Burrelit, me sistem rotacioni 2 mjekë në javë, për të plotësuar nevojat me mjekë gjinekologë në këtë spital. Faleminderit dr. Arjan Alikaj, dr. Vezir Tena, drejtorit të maternitetit Arben Rrugia dhe mjekut të ri Oljan Çala që ishin të parët që ju përgjigjën kërkesës sonë për zbatimin e sistemit të patronazhimit. Ky sistem i ri do të shtrihet në të gjitha spitalet ku ka mungesa të mjekëve specialistë, deri në plotësimin e nevojave me mjekët e rinj specialistë që perfundojnë studimet vitin e ardhshëm", shkruan ministrja Manastirliu në 'Fb'.

d.c./shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.4%
-
E gabuar
37.7%
-
Nuk e di
12%
Vota total: 276
Lajme të tjera
-
Largimi i Mirel Josës, Vllaznia ndryshon pozicionet e stafit! Mësohet trajneri i ri
20 Mars, 15:31
-
Vidhet gjatë natës shkolla ‘Ismail Qemali’ në Shkodër, hajdutët arrijnë të marrin vetëm një laptop
20 Mars, 08:44
-
ZYRTARE/ Mirel Josa nuk është më trajner i Vllaznisë, caktohet tekniku i ri në Shkodër
19 Mars, 21:55
-
EMRI/ I kërkuar nga Italia për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër
19 Mars, 10:28
-
Nëna lehonë kthehet pranë të birit, rrëfen ditët në burg teksa tund djepin: S'e përballoja dot, kam qarë ditë e natë! Policët më thanë s'duam t'ia dimë që sapo ke lindur
18 Mars, 11:04
-
Merr fund makthi! Nëna lehonë do marrë në krah të birin! Lirohet nga qelia: Vajzën e parë s'më lënë ta takoj, s'e kam braktisur! Avokati: Qytetarët do ia paguajnë gjobën (VIDEO)
17 Mars, 13:16
-
Muriqan/ Fshehu në automjet 11 790 euro, vihet në hetim shqiptari i Kosovës! I sekuestrohen paratë
17 Mars, 11:10
-
Kush është gjyqtarja Ardiana Bera që skandalizoi ndërkombëtarët me vendimin për 21 Janarin, dënoi me burg nënën që 8 ditë më parë lindi djalin, prej 2 vitesh në proces Vetingu
16 Mars, 16:10
-
Burgosja e lehonës në Shkodër, Report Tv në shtëpinë e Dianës, foshnja 20-ditëshe pret nënën në shtëpi! Familja në varfëri ekstreme! Babai: Të vijë ta ushqejë (VIDEO)
16 Mars, 12:03
-
Qëlloi me armë në drejtim të një banesë në Shkodër, arrestohet në Krujë 49-vjeçari
16 Mars, 11:40
-
E zuri korrenti teksa rregullonte dritat e rrugës, ndërron jetë 54-vjeçari punonjës bashkie në Shkodër
16 Mars, 11:02
-
Përfundoi në burg 8 ditë pasi lindi fëmijën, Spiropali bën thirrje për lirimin e Diana Bahçes: Të merren masa për magjistratët pa ndërgjegjie dhe tru
15 Mars, 21:27