Gjinushi: Do ta çojmë deri në fund reformën e Akademisë

Gjinushi: Do ta çojmë deri në fund reformën e Akademisë

Zgjedhjet në akademi po afrojnë. Ndërsa janë shpallur zyrtarisht që më 15 maj kandidatët për kryesimin e Akademisë, vetëm dy ditë para zgjedhjeve kanë rinisur debatet për reformën dhe mënyrën e zgjedhjes. Këtë herë replikat janë përqendruar në dy faktorë: së pari, kandidaturat e vetme të kryesisë (ku për kryetar kandidon akademiku Skënder Gjinushi, për nënkryetar kandidon akademiku Vasil Tole dhe pozicionet e Sekretarit Shkencor kandidon Salvator Bushati dhe për pozicionin e Kryetarit të Seksionit të SHNT-së akademik Neki Frashëri); së dyti, që ligji nuk ka shkuar për aprovim në Kuvend. Ky ligj është nënëshkruar nga kryetari i kuvendit që më 11 qershor 2018 dhe pritet aprovimi i tij.  Me gjithë debatet e replikat, ku janë përfshirë edhe përfaqësues të opozitës, Akademia e shkencave nuk ka bërë reagime për ndryshimin e datës së zgjedhjeve, por kandidatët e kryesisë vënë në dispozicion të “Shqiptarja.com” platformat përkatëse për pozicionet e tyre drejtuese.

Skënder Gjinushi në platformën e tij të kandidimit për detyrën e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë shkruan se “Shkenca shqiptare, sistemi ynë i kërkimit është në fazën e nevojës së një reforme rrënjësore. Akademia e Shkencave do të kthehet nga institucioni që ishte nën presion për t’u reformuar, në institucionin që drejton dhe nxit reformimin e sistemit të shkencës dhe të vetë Akademisë”.

“Një shoqëri, mjedis, apo opinion që kërkon të zhvleftësojë deri edhe figurën e akademikut, nuk mund të vendosë në vendin e duhur statusin dhe figurën e kërkimit shkencor, një shoqëri e mjedis që nënvleftëson rolin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, nuk mund të kuptojë rolin e institucioneve dhe njësive të kërkimit, rezultatet e të cilave, shpesh nuk janë të drejtpërdrejta, por janë të domosdoshme për zhvillimin e vendit në të ardhmen.

Për këtë arsye, ne së pari do të çojmë deri në fund reformën e Akademisë së Shkencave dhe së bashku me të, reformën për kërkimin shkencor. Si çdo reformë nuk është parësor vetëm hartimi dhe miratimi i akteve, parësor është zbatimi i tyre me rigorozitet dhe kreativitet.

Reforma e re mundëson që Akademia e Shkencave, organi i saj kryesor”, shkruan ndër të tjera Gjinushi.

Ndërsa Vasil Tole në platformën e tij të kandidimit për funksionin e Zëvendëskryetarit të Akademisë së Shkencave, ndër të tjera shkruan se kuadri ligjor reformues përfundimisht ka hyrë në rrugë të pakthyeshme.

“Sot, kuadri ligjor reformues përfundimisht ka hyrë në rrugë të pakthyeshme; është kthyer në baza kushtetuese në iniciativë juridike ligjvënëse parlamentare. Së shpejti Akademia do të ketë një status të ri juridik, intelektual e institucional. Kjo do të ndryshojë edhe statusin e saj moral në jetën publike.”, shkruan Tole, duke theksuar ndër objektivat e tjera se “Mbrojtja e prestigjit dhe e lirisë akademike, e autonomisë shkencore dhe e punës kërkimore në veprimtarinë e përditshme të Akademisë, si shprehje e thellimit të pavarësisë institucionale të saj, në të mirë të shoqërisë dhe të zhvillimit të vendit”, thotë Tole.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar