Gjinushi-Fugës: Akademia nuk 'pushtohet' nga politika, je produkt i politizimit të 2008-ës

Gjinushi-Fugës: Akademia nuk 'pushtohet' nga politika, je produkt i politizimit të 2008-ës

Kandidati për kryetar të Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi dhe Artan Fuga

Shpallja zyrtare e kandidatëve për kryesinë e Akademisë së Shkencave dy ditë më parë, është ndjekur dje nga një replikë e fortë e akademikut Artan Fuga, i cili e ka konsideruar si skandal faktin e kandidimit të akademikut Skënder Gjinushi, duke qenë edhe drejtues i grupit të punës për reformën.

“Eshtë fare e qartë që në kushtet e degradimit të plotë të Akademisë të Shkencave të Shqipërisë, të dështimit të procesit të reformimit të saj, politika ka vënë dorë, po merr drejtimin, po pushton duke uzurpuar edhe Akademinë e Shkencave të Shqipërisë ! 

Politizimi i shkencës dhe i kërkimit shkencor është akt i fundit i këtij kobi kombëtar ! Mendja e shqiptarit do të drejtohet zyrtarisht nga politika ! Ndarja e pushteteve si vlera bazë e demokracisë pô dhunohet aq fort saqë nuk do të ketë më asnjë dallim midis drejtimit politik dhe gjykimit shkencor ! “, replikon Fuga.

Ndërsa Skënder Gjinushi në një intervistë për “Shqiptarja.com” i kundërpërgjigjet Fugës duke e konsideruar si “produkt të politizimit” dhe përshëndetës të saj” kur politika ndërhynte edhe në qëndrime përjashtuese të akademikëve me të kaluar komuniste.

Gjinushi flet edhe për vetë platformën e Fugës se sipas kësaj paltforme kërkohet rithemelimi i institucionit nga qeveria. “Dhe kërkon pastaj rithemelimin nga qeveria, pra Akademinë e re ta ngrenë komisione qeveritare, organe jashtëakademike. Që është jashtëzakonisht e dënueshme.”. Pasi rrëfen shembuj të politizimit të Akademisë ndër vite, Gjinushi shprehet gjatë intervistës për “Shqiptarja.com” se reforma e kësaj here mban distancë nga politika.
 

Profesor Gjinushi, pas shpalljes së kandidaturave për kryesinë e Akademisë së Shkencave, si dhe ditës së zgjedhjeve më 24 maj, akademiku Artan Fuga ka reaguar përmes një shkrimi, ku thekson  se “Politika pushton Akademinë e Shkencave”. Për ç’aspekt të politizimit replikon Fuga?

-Aha, politizimi qenka gjë e re... Ju e keni lexuar Fugën se ç’thotë. Po na  dalka pra një gjë e re sipas Fugës, që “u politizuaka” akademia... Në fakt politizimi i Akademisë kanë qenë përpjekja e mëhershme për të ndërhyrë politikisht në Akademinë  Shkencave dhe i kujtoj Fugës se është bërë një përpjekje e tillë në 2008-n. Dhe kundrejt një përpjekjeje të tillë është bërë  edhe gjyq në Gjykatën Kushtetuese. Dhe gjyqin e kemi fituar. Dhe këtë vendim, më në fund ne e kemi zbatuar para gjashtë muajsh. Fuga është produkt i ndërhyrjeve politike dhe i ka përshëndetur këto ndërhyrje politike në Akademi, siç kanë qenë ndërhyrjet në përbërjen e akademisë, ku synohet që anëtarët të mos zgjidhen nga Asambleja, nga trupa e shkencëtarëve, punonjësve shkencorë, por të zgjidhen në forma të tjera.  Ndaj pikërisht kjo reformë e parë ktheu normalitetin në Akademinë e Shkencave dhe bëri të zbatohet edhe vendimi i gjykatës që kishte 8 vjet pa u zbatuar.

Po platforma e Fugës pse u la jashtë?

Nga Platforma e Fugës dhe që ia kanë përshëndetur lart e poshtë kërkohet e njëjta gjë që të shkrihet Akademia nga qeveria dhe të ngelen në  të ca nga mosha e Fugës e poshtë. Dhe kërkon pastaj rithemelimin nga qeveria, pra Akademinë e re ta ngrenë komisione qeveritare, organe jashtëakademike. Që është jashtëzakonisht e dënueshme. Edhe Erdogani deshi ta bënte në Turqi pastaj u tërhoq. Edhe ndonjë tjetër... Është kjo arsyeja, bile që akademitë europaine kanë bërë një deklaratë që e keni publikuar edhe ju për të mbrojtur autonominë  dhe liritë akademike. Kështu që politizim të akademisë kërkojnë ata që bërtasin për depolitizim në akademi. Kurse reforma i ka thënë politikës larg nga ndërhyrjet e këtij karakteri dhe është një fakt i mirënjohur që qeveria i ka kërkuar akademisë të bëhet reformë. Është akademia që kërkoj të ngrihet grupi. Grupi ka qenë gjithmonë maxhorancë akademike dhe u preferua që projektligji të shkonte sërish direkt në kuvend më mënyrë që qeveria të rrinte në distancë të arsyeshme ndaj kësaj reforme, pra të mos ishte produkt thjesht i qeverisë, por i një bashkëpunimi ashtu siç duhet kur bëhen reformat për institucionet e pavarura, siç është Akademia e Shkencave. Pra të gjitha janë e kundërta nga çka kërkon ndonjëri të ngrejë si tymnajë të dëshpërimit ndaj ç,ka realisht ka uruar e dëshiron të bëjë ndonjë reformë e tip eksperimenti që është e dështuar tani.

Në platformën tuaj ju përcaktoni  partneritetin me qeverinë në drejtimin Akademisë, si mund të shpjegohet me një gjuhë më të thjeshtë për publikun partneritetin, që të mos jetë edhe ndikim politik?

-E dini shumë mirë që  tre vjet është debatuar  konsultuar, ka pasur shkëmbime platformash mes qeverisë dhe akademisë. Dakord, e dini shumë mirë ju këtë. Janë bërë edhe dy takime më kryeministrin dhe kur u vendos që brenda 31 marsit të bëhet reforma, atëherë detyra i ka kaluar Akademisë, dhe i është kërkuar ministrisë të ngrihet në grup i përbashkët dhe më është ofruar mua, a mund të isha në krye këtij grupi, kaq. Dhe grupi ka qenë tërë kohën absolutisht në konsulencë absolute me Asamblenë dhe tërë Asambleja i ka dhënë mbështetje këtij projektligji. Nuk është produkt i Ministrisë, as i akademikëve të veçantë. Është i tërë Asamblesë dhe i gjithë faktorëve të tjerë të mjedisit shkencor dhe të vetë akademive evropiane, të cilat janë shprehur tashmë qartë që ky është një projektligj dhe një reformë e standardeve.  Dhe, që respekton tërë parimet e pavarësisë dhe lirisë së akademisë. Kaq.

Ndoshta ka shumë që nuk i kuptojnë marrëdhëniet varësi-pavarësi?

-Ka vetëm një njeri që s’i kupton këto dhe çuditërisht i trumbeton fshehtazi këto si skandale....   

Ajo që nuk diskutohet në figurën tuaj është se ju jeni akademiku në njërën anë dhe politikani në anën tjetër? Si mund t’i ruani këto ekuilibra në drejtimin e institucionit?

-Pse gjë e re është kjo. Tani na shpike edhe këtë pyetje. Pse tani ka lindur kjo, që politikani të jetë akademikë e  anasjelltas... Pyetja më e drejtë do të ishte si mundet të jesh akademik dhe të mos kesh mend për politikën. Po të them një fakt të njohur, që në 2002-shin do të ishte propozuar Kadareja për president, dhe sigurisht Fuga do të votonte kundra dhe gjithë të gjithë shqiptarët u duke se ishin dakord, sepse ishte akademik, dhe për një fakt të thjesht se ai ishte akademik e pëlqyen këtë propozim dhe nuk tha njeri pse Kadareja nuk ka qenë pjesëmarrës në politikë. Do ishte mirë që politika të përbëhet nga brumi më i mirë intelektual. Por kjo nuk quhet ndërhyrje në politikë. Është mirë kur politika drejtohet nga një grup që kanë formim të mirë akademik. Ndërhyrje politike janë ato që janë tentuar në 2008-n dhe ndërhyrjet aktuale që po tentojnë këtë radhë për ta ribërë akademinë, por ribërjen ta drejtojë  faktori jashtëakademik, pra një pjesë e inspiruar nga politika apo klanet. Këto quhen ndërhyrje politike, kur politika kërkon t’i japi drejtimin e vet....  Dhe një fakt i mirënjohur është se unë kam 30 vjet që jam anëtar i Akademisë dhe në këto 30 vjet, në qoftë se gjen Fuga  një rast të veçantë, një të vetëm që është ndikuar në akademi për llogari të politikës … mund të them se e vërteta është se në akademi, as nuk jemi ndikuar, as kemi vepruar për hir të politikës.

Përkundrazi kur politika tenton ta bëj i jemi drejtuar gjykatës kushtetuese, fati e dha që të mos lejojë më ripërsëritje të ndërhyrjeve politike, të atyre që janë bërë produkt i këtyre ndërhyrjeve dhe kërkoj  që të rithemelojë në këtë mënyrë këtë akademi.  Fati e dha të caktojmë këtë drejtim dhe fati e dha të mos lejojmë më ndërhyrje politike e të themelojmë akademinë me kritere jashtëakademike. Kjo dështoi  dhe i dështuari është gjithmonë i keqardhur.

Akademia e Shkencave i ka shpallur zgjedhjet që në janar. Dhe duke u nisur që reformës iu dha udhë, atëherë gjykojmë për të bërë këto zgjedhje që ta çojmë Akademinë drejt një drejtimi të ri, jo ta deligjitimojnë. Konkurrimi është i lirë, sesa paraqiten pastaj akademikët si kandidatë për drejtim, ata vendosin. Pret koha ende se kanë kohë deri më 24 maj. Le ta provojnë kandidimin dhe pastaj vota vendos. Përsëri kanë kohë të kandidojnë deri në ditën e fundit.

Nuk pritej të kishte një kandidat të vetëm. Çfarë e bën të vështirë kandidimin?

-Akademia e Shkencave i ka shpallur zgjedhjet që në janar, sepse  e ka detyrim ligji që me kohë. Dhe kur u pa se reforma mori udhë, menduan të shkojnë tek zgjedhjet drejt një normaliteti të ri dhe jo të kapte ligji mat. Problem do të ishte nëse akademia ose një institucion nuk lejon konkurrimet. Konkurrimi ishte i lirë. Se sa paraqiten është tjetër gjë, por dihet se çdo njeri është i lirë të kandidojë.  Përsëri sekush mund të kandidojë deri në ditë e fundit. Kjo është një shenjë pozitive. Nuk është që akademikët duan të drejtojnë vetëm për të përfituar dhe po të shohësh edhe nga kandidimi lihet të kuptohet se nuk po rend njeri që të kapim një vend pune.  Po të ishte kështu, do të kishte shumë konkurrentë. Kjo mungesë kandidimi tregon se të drejtosh akademinë duhet një punë konkrete, dhe ky është një votëbesimin që kërkohet.

Ka edhe një gjë, jo çdo tymnaje duhet t’i japësh përgjigje. Kur thotë dikush një gjë konkrete, duhet t’i japësh përgjigje.  Por kur jep konsiderata është punë e tij. Pse politizohet Akademia thotë Fuga.... Ne aty kemi qemë, dhe ai e këta na shmangën për arsye politike, e ne nuk u ankuam. E dini ju që Dritëro Agolli e Kadare e shumë figura të akademizmit shqiptar kanë qenë pa të drejtë vote për hir të kësaj loje politike, derisa fituan të drejtat e tyre. Dhe unë po kështu.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 18/05/2019 19:04

    Per kryetar ajademie meriton te jete Flamur Noka eshte koke e madhe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit