DURRES - Katër pushues kanë rrezikuar të mbyten ditën e sotme në plazhin e Gjirit të Lalzit, në Durrës, por ka qenë ndërhyrja e shërbimeve të policisë kufitare dhe rojeve bregdetare që u shpëtuan jetën. Mësohet se pushuesit ishin katër të rinj, dy prej të cilëve vëllezër nga Tirana, po laheshin në det, por për shkak të dallgëve të shumta, rrezikuan të mbyteshin.
Ishte ndërhyrja e rojeve bregdetare dhe forcave të policisë të cilët mundën të shpëtonin të rinjtë dhe t’i nxirrnin në breg. Si pasojë e ngjarjes, dy vëllezërit, janë dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë në gjendje të rëndë, ndërsa dy të rinjtë e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
Kjo nuk është hera e parë që pushuesit të jenë të rrezikuar të mbyten, kur ndodhemi në pikun e sezonit veror, ndërsa policia u ka bërë thirrje pushuesve, që të bëjnë kujdes në kushtet e një deti të trazuar e me dallgë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com