Reshjet e shiut të cilat përfshinë këtë të mërkurë rajonin e Gjirokastrës janë shoqëruar me shkarkesa statike të cilat kanë sjellë jo pak probleme ku një stan me bagëti u përfshi nga flakët dhe u dogjën 50 krerë dele.
Sipas të dhënave të para bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Golem, fshat që është 20 kilometër në veri të qytetit të Gjirokastrës.
Rrufeja ka rënë në stanin e Strokajve duke djegur të gjithë krerët e bagëtive që gjendeshin aty.
Ndonëse banorët e fshatit kanë shkuar për të nxjerrë delet që gjendeshin brenda stanit, kjo ka qenë e pamundur pasi gjithçka është përfshirë nga flakët.
Dëmi ekonomik që i është shkaktuar fermerit është e lartë, ndërkohë që raportohet se nga ky rast nuk ka pasur të lënduar në njerëz.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com