GJIROKASTER- Mbi 80% e qytetit të Gjirokastrës ka ngelur dje dhe sot pa energji elektrike, si pasojë e një defekti në rrjetin e shpërndarjes. Tetë nga dymbëdhjetë lagjet e qytetit të Gjirokastrës ka ngelur prej 12 orësh në errësirë.

Burime nga nënstacioni elektrik pohuan sot për ATSH-në se defekti u shkaktua për shkak të mbingarkesës në rrjet qysh prej orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme.

"Aktualisht jemiduke riparuar defektin, që ka ndodhur në lagjen “Manalat” dhe shpresojmë që energjia elektrike të rikthehet në mesditë", informon CEZ Shpërndarja.
(atsh/ sg/shqiptarja.com)