Vala e largimit nga Shqipëria ka përfshirë qytetarë nga të gjitha qytetet e shqipërisë, ku vetëm nga Gjirokastra raportohet të jenë të paktën 30 familje që kanë udhëtuar drejt
Gjermanisë, në tre muaj e parë të këtij viti. Shumica prej tyre, nëpërmjet paketave turistike largohen në një nga vendet e Bashkimit Europia dhe nga aty zgjedhin të vendosen në azilet e Gjermanisë, me shpresën se do të përfitojnë azil ekonomik.
Alketa Skrapalliu, punonjëse në një agjensi udhëtimi në qytetin e Gjirokastrës, shprehet për A1 Report se gjatë tre muajve të parë të këtij viti, numri i personave të cilët kanë emigruar drejt Gjermanisë ka qenë në shifra të konsiderueshme, ku sipas saj shumë të rinj kanë tentuar të provojnë “endrrën gjermane”.
Këta persona zgjedhin të shkojnë në ndonjë vend të Bashkimit Europian me vizë turistike, ndërsa më pas shkojnë në Gjermani ku plotësojnë dokumentacionin për të fituar azil ekonomik.
Edhe pse nga institucionet vendase dhe ato të huaja, çdo ditë po u bëhet thirrje shtetasve shqiptarë që të mos largohen nga shqipëria sepse askujt nuk do ti jepet azil, dyndja e tyre për tu larguar vazhdon të jetë e madhe.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com