GJIROKASTËR - Policia kufitare ka kapur 33 klandestinë nga Siria të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Greqia. Mes klandestinëve të ndaluar ka qenë edhe një i mitur. Operacioni për kapjen e 33 sirianëve i koduar “Argjinatura” është zhvilluar nga policia kufitare e Kakavijës dhe forcat “Delta”.
Klandestinët për të evituar postblloqet e policisë lëviznin në këmbë përgjatë lumit Drino, por janë kapur pranë argjinaturës së këtij lumi përballë fshatit Glin. Pas përfundimit të procedurave policia kufitare do i kthejë në shtetin grek ku edhe janë të pajisur me leje qëndrimi.
Destinacioni i klandestinëve është Mali i Zi dhe më pas kalimi në vendet e Bashkimit Europian.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com