Në Universitetin e Gjirokastrës rrezikojnë të mbyllen 4 degë, pasi nuk ka interes nga studentët.

Zëvendës rektori i universitetit “Eqrem Qabej”, Jani Dine deklaron se degët Matematikë-Fizikë, Gjuhë Italianë dhe Mësuesi janë më pak të pëlqyeshme nga studentët dhe rrezikojnë të mbyllen.
 
Kuota që ka përcaktuar Ministria e Arsimit për Universitetin e Gjirokastrës këtë vit akademik, është 1150 studentë ndërkohë që deri më tani janë regjistruar më pak se 1/3 ose 350  studentë.
 
Ndërkohë pranë këtij universiteti do të ndjekin studimet e avancuara “master” 250 studentë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)