GJIROKASTËR-Dy të rinj janë arrestuar pasi kanë kryer disa vjedhje banesash në Dropull të Gjirokastrës.
 
Eno Kalemi 36 vjeç, banues në Sarandë dhe Ardit Izvori, 31 vjeç, banues në fshatin Mollas, Mallakastër me mjete të forta kanë thyer dhe vjedhur disa banesa.
 
2 të rinjtë kanë vjedhur në banesat e E.G., E.V dhe J.B. , banues në fshatin Bularat, Dropull. një televizor si dhe sende të tjera shtëpiake.
 
Po vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e disa rasteve të tjera të ndodhura më parë në zonën e Dropullit ku dyshohet se autorët janë këta dy shtetas.
 
Materialet në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com