GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës vijon operacionet ku në sajë të dy të fundit janë sekuestruar 25 thasë me 260 kg dhe asgjësuar 3790 bimë kanabis. Në operacione janë angazhuar 75 forca policore.
Operacioni i parë u zhvillua në vendin e quajtur Mbroshnik të fshatit Frashër të rrethit Përmet.
Gjatë tij është evidentuar një hangar ku brenda të cilit u gjetën të varura në proces tharje 2500 dega të bimëve narkotike në proces tharje të cilat u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Gjithashtu u gjetën 25 thasë të mbushur me lëndë narkotike me peshë rreth 260 kg.
Nga ana e Policisë Përmet është shpallur në kërkim shtetasi K.L., banues në Frashër, i cili në momentin e ndërhyrjes së Policisë ka mundur të largohet në pyll.
Operacioni i dytë u zhvillua në Njësinë Administrative Kurvelesh në malin e fshatit Nivicë ku u gjet një parcelë me 970 bimë të kultivuara dhe një hangar me 320 dega të bimëve narkotike të varura në proces tharje.
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative Policia e Tepelenës ka shpallur në kërkim shtetasin K.V., pasi ka mundur të largohet në mal. Policia vijon punën për kapjen e autorëve si dhe për zbardhjen e plotë të këtyre veprave penale.
[gallery]19457[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO