Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me atë të Memaliajt dhe Tepelenës kanë identifikuar dhe asgjësuar 7.500 bimë narkotike dhe 35 kg kanabis në tre operacione ku morën pjesë 80 policë.
Operacioni i parë u zhvillua në vendin e quajtur "Gjymshirah Meleq" në Tepelenë në një kapanon të përshtatur u gjetën 3000 bimë narkotike në proces tharje, të cilat u asgjësuan.
Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan edhe 2 thasë me 20 kg kanabis.
Operacioni i dytë u zhvillua në territorin e fshatit Shals në Memaliaj ku u evidentua një kapanon me 2800 bimë në proces tharje.
Operacioni i tretë në territorin e fshatit Arrëz e Madhe, po në Memaliaj ku u evidentuan dy kapanone me 1700 bimë narkotike në proces tharje, si dhe 15 kg kanabis.
Policia së bashkë me prokurorinë vazhdojnë hetimet dhe aksionin për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve të kanabisit.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO