GJIROKASTER- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi, ka mbledhur krerët e policisë së Gjirokastrës dhe përfaqësues të pushtetit lokal për fushatën sensibilizuese dhe parandaluese për kultivimin e kanabisit.
 
Drejtori i Përgjithshëm është njohur me problematikat e zonave që janë edhe më të përfolurat për kultivimin e bimëve narkotike në vend.
 
Didi ka kërkuar shtimin e kontrolleve dhe të punës operative për të goditur rastet e trafikimit të bimëve narkotike që kanë si origjinë zonën e Gjirokastrës, si edhe grumbullimin e informacioneve për vendet e kultivimit të kanabisit.
 
Muajt e parë të vitit 2014 kanë regjistruar rekorde në sasitë e sekuestruara të kanabisit të destinuar për t’u shitur në tregun e përdoruesve në vend apo për t’u trafikuar jashtë vendit, por sipas kryepolicit krahas goditjes së fenomenit duhet më shumë punë në parandalimin e kultivimit të bimës narkotike

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)