GJIROKASTER-Rreth 90 kilogram kanabis sativa e paketuar në 17 thasë është sekuestruar nga policia e Gjirokastrës.
Në prangat e bluve ka rënë një person dhe një tjetër është shpallur në kërkim.
Hetimi për këtë rast ka nisur kur Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka marrë një informacion nga një burim anonim se në lagjen "Pllakë", Gjirokastër, në banesën e shtetasit H.X., i cili prej dy muajsh jetonte familjarisht në shtetin Grek, kishte lëndë narkotike. Banesa e këtij shtetasi mirëmbahej nga një i afërmi i tij.
Në bazë të këtij informacioni u krye kontroll në këtë banesë, dhe si rezultat i operacionit rezultoi se në një nga ambientet (qilarin) e shtëpisë u gjet e ambalazhuar në 17 thasë një sasi prej 90 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe një arkë me fishekë.
Sipas burimeve të policisë u bë ndalimi i shtetasit (presoni që mirëmbante shtëpinë) Hajri Dervishi, 59 vjeç, banues në lagjen "Puntore", Gjirokastër, si dhe u bë shpallja në kërkim e H.X. (pronari i shtëpisë).
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikeve e kryer në bashkëpunim” dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit e kryer në bashkëpunim".
[gallery]21991[/gallery]
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO