Gjirokastër- I lidhën sahatin në mënyrë të paligjshme një biznesi në qytetin e Gjirokastrës, procedohen penalisht 2 punonjës të OSHEE-së.
Policia vendore bëri sot me dije se Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori për shtetasit E. Xh., 38 vjeç dhe R. Gj., 60 vjeç, të dy banues në Gjirokastër dhe punonjës të OSHEE-së.
“Dyshohet se kanë instaluar në mënyrë të paligjshme, një matës të energjisë elektrike në një biznes”, theksohet në njoftimin zyrtar. Hetimet e mëtejshme do i ndjekë Prokuroria vendore për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Kurse Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori për të dyshuarin A. R., 52 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme (6 nëntor), në rrugën "18 Shtatori", me “motomjetin që drejtonte, ka aksidentuar lehtë një 15-vjeçare”. Ndaj tij nisën hetimet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.