Gjirokastër, shtrimi i rrugës së urës me kalldrëm, kryebashkiakja: Investimi, një shteg i gurtë për turistët
Shtrimi i rrugës me kalldrëm për tek ura, ishte një investim komod për qytetarët, të cilët e prisnin prej vitesh që ky segment të shtrohej dhe të lehtësonte jetësën e tyre.
Mbetjet e ujësjellësit të famshëm të Kalasë së Gjirokastrës, i cili nëpërmjet urave të gurta sillte ujin nga mali i Sopotit për të furnizuar kështjellën, tërheqin kërshërinë e vizitorëve të ndryshëm që mbërrijnë këto ditë në qytet.
Nga ujësjellësi i dikurshëm i ndërtuar i gjithë me ura dhe harqet të gurta, ka ngelur një urë e gurtë në pjesën e sipërme të lagjes Dunavat, si dhe disa fragmenete muresh dhe harqesh në zona të ndryshme të pjesës veriore të kalasë.
Por rrugëtimi i turistëve për te mbërritur në këtë destinacion të veçantë turistik, ishte sfidë dhe njëherazi rraskapitëse për shkak të amortizimit total të rruges. Banorët e lagjes Dunavat, kanë pritur tre dekada mos më shumë, që të investohej në këtë segment.
Kam 30 vjet që kam ardhur këtu, rruga ishte e papërfunduar. Rruga ishte e pa kaluesshme, turistët ktheheshin nga rruga sepse nuk mund të kalonin, kishte vetëm gurë. Tani u bë një rrugë shumë e mirë me kalldrëm që nuk është bërë as në qytet brenda.
Banorët
Për kryebashkiaken e Gjirokastrës Zamira Rami, në fund të katër muajve, do të përfundojë rikonstruksioni i gjithë segmentit, pasi interesi dhe kërkesat, jo vetëm nga banorët por edhe turistët, ka qenë i lartë për të vizituar monumentin e veçantë ndërtuar në 1812-1813.
Ne sjellim me këtë investim dy të mira, një infrastrukturë komode për qytetarët, duke respektuar kondicionet e arkitekturës me kalldrëm, si dhe njëkohësisht një shteg turistik në funksion të turizmit.
Zamira Rami, kryetare e Bashkisë Gjirokastër
Ujësjellësi i gurtë i Kalasë së Gjirokastrës, përbën një ndër ndërtimet më të veçanta për kohën e vet. Ai ështe i gjatë 12 km dhe nëpërmjet një arkitekturë të veçantë me ura dhe harqe, sillte ujë nga mali i Sopotit për të furnizuar kështjellën e Gjirokastrës. Me kthimin në identitet të rrugës, i cili përfshin edhe ndriçimin publik, synohet promovimi i një tjetër aseti turistik për Gjirokastrën.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.5%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2262
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjirokastër/ Polici i dehur në timon shkakton aksident me 2 të plagosur, arrestohet
28 Janar, 17:31
-
Gjirokastër/ Arrestohen 2 persona, i kërkuan 2000 euro një 40-vjeçareje për t'i fshirë foto intime nga TikTok-u
28 Janar, 12:55
-
Arkivoli i kryepeshkopit Anastas tek Katedralja "Ngjallja e Krishtit", kortezh me priftërinj e besimtarë në homazhe! Të enjten në Tiranë Mitsotakis dhe patriarkë të lartë botërorë (VIDEO)
28 Janar, 08:15
-
Gjirokastër, rritet numri i grave të prekura nga kanceri i qafës së mitrës! Mjekët sugjerojnë kontrolle dhe Pap-Test
27 Janar, 16:31
-
Kryebashkiaku socialist i Libohovës, Leonard Hide sot në SPAK, së shpejti dosja në GJKKO
27 Janar, 10:07
-
Fillon ndërtimi i rrugës së Komanit në Vaun e Dejës, kryebashkiaku Beci: I shërben mijëra banorëve, turizmit dhe lidhjes së HEC-eve
24 Janar, 22:33
-
Temperaturë e lartë e vështirësi në frymëmarrje, gripi bën njerëzit për spital! Mjekët: Pacientë me bronkite e pneumoni
24 Janar, 16:15
-
Gjirokastër/ Goditën me sende të forta një person, arrestohet 31 vjeçari, në kërkim i vëllai
24 Janar, 13:21
-
E përditshmja britanike 'The Times': Si u bë Shqipëria vend qëndrimi më i mirë luksoz në Europë
23 Janar, 10:05
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
‘Tapë’ në timon dhe shkaktoi aksident, AMP arreston policin në Gjirokastër! E pësojnë edhe 2 efektivë të tjerë
20 Janar, 11:25
-
Rruga e varrezave në Këlcyrë si në mesjetë, 30 vite pa investim! Bashkia nuk ‘vë dorë’, banorët: Duhet ndërhyrë! Kryebashkiaku për REPORT TV: Prioritet më 2025
19 Janar, 16:50