Gjirokastër/ Trafiku i drogës dhe klandestinëve drejt Greqisë, ‘Crossborder’ godet grupin me 11 persona! 4 të arrestuar, 5 në kërkim dhe 2 nën hetim (VIDEO)

Gjirokastër- Të paktën 4 persona u arrestuan, dy prej të cilëve të akuzuar si organizatorë të trafikut të drogës dhe klandestinëve drejt Greqisë, 5 të tjerë u shpallën në kërkim dhe 2 janë nën hetim në gjendje të lirë, si pjesë e organizatës kriminale.

Policia e Shtetit bëri sot (14 Nëntor) me dije se finalizoi operacionin policor të koduar “Crossborder line”, si rezultat i një hetimi të kryer për më shumë se 1 vit, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës.     

Ekzekutohen masat e sigurisë për 6 të dyshuar, nga të cilët 4 prej tyre “arrest në burg”, pjesëtarë të një grupi që trafikonte lëndë narkotike cannabis sativa drejt Greqisë dhe ndihmonte emigrantë që të kalonin ilegalisht kufirin me Greqinë, kundrejt pagesës. 

Shpallen në kërkim 5 shtetas, pjesëtarë të këtij grupi. Policia informon se gjatë periudhës hetimore, janë sekuestruar shuma të konsiderueshme vlerash monetare, municion luftarak, celularë, automjete, dokumente të falsifikuara etj.

Burime zyrtare thanë se P. L., akuzohet si organizator i veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe A. S., si organizator i trafikut të emigrantëve të paligjshëm drejt Greqisë.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

“Si rezultat i një hetimi të iniciuar në vitin 2023, në Prokurorinë e Gjirokastrës, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër dhe me Komisariatin e Policisë Tepelenë, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Crossborder line”. Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua masat e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Gjirokastrës, për shtetasit:  

-P. L., 49 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim (në rolin e organizatorit);

-Y. Ç., 55 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim;   

-V. Z., 52 vjeç, banues në Libohovë, i dyshuar për veprat penale "Trafikimi i narkotikëve" dhe "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", të kryera në bashkëpunim;

-A. S., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, i dyshuar për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim (në rolin e organizatorit). Ky shtetas ndodhet aktualisht në paraburgim, për të njëjtën vepër penale të kryer më parë. 

Gjithashtu, u ekzekutuan masat e sigurisë "Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit", për shtetasit V. Ç., 58 vjeç dhe S. Ç., 51 vjeç (vëllezër), të dy banues në Libohovë, të dyshuar për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

Në vijim të këtij operacioni, u shpallën në kërkim shtetasit:

-E. N., 40 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Trafikimi i narkotikëve" dhe "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", të kryera në bashkëpunim (aktualisht i arrestuar në Greqi);

-A. N., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, K. M., 32 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, A. Sh., 23 vjeç, banues në Kukës dhe L. H., 32 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, të cilëve Gjykata iu ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", kryer në bashkëpunim.  

Këta shtetas akuzohen se të organizuar si grup kanë trafikuar lëndë narkotike cannabis sativa drejt Greqisë, si dhe kanë ndihmuar disa grupe emigrantësh për të kaluar ilegalisht kufirin Greqi-Shqipëri, kundrejt pagesës.

Nga hetimet e kryera me metoda proaktive është dokumentuar roli i shtetasit P. L., si organizator i veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, dhe roli i shtetasit A. S., si organizator i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalimin e paligjshëm të kufirit. 

Gjatë hetimeve të kryera për të dokumentuar veprimtaritë kriminale të këtyre shtetasve, janë sekuestruar shuma të konsiderueshme vlerash monetare, municion luftarak, celularë, automjete, dokumente të falsifikuara etj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Festivali i Aktrimit 'Apollon', Yllka Mujo dhe Myzafer Zilfa rrëmbejnë 2 çmimet e mëdha, jepen edhe 4 'In memoriam'

Fier/ Festivali i Aktrimit 'Apollon', Yllka Mujo dhe Myzafer Zilfa rrëmbejnë 2 çmimet e mëdha, jepen edhe 4 'In memoriam'