Prej 5 ditësh në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës nuk kryhet asnjë ndërhyrje kirurgjikale. Shkak është bërë përmbytja e sallës së operacioneve si pasoje e rrjedhjes së ujërave të zeza dhe të bardha një kat më sipër.
Gjithçka është mbajtur e fshehtë, deri sa familjarë të pacientëve që prisnin të operoheshin, janë dërguar drejt Spitalit të Fierit dhe të Tiranës për të kryer ndërhyrjet kirurgjikale.
Kamera e televizionit tonë nuk është lejuar të marrë pamje nga brenda sallës ku ndodhen dhomat e ndërhyrjeve kirurgjikale. Ndërkaq, infermierë të pavionit kirurgjikal, shprehen jashtë kamerave, se bëhet fjalë për një situatë të pazakontë dhe të paprecedentë.
Të tre sallat e operimit, janë kontaminuar me mbetje të lëngshme si pasojë e rrjedhjes nga sipër të tubacioneve të ujërave të zeza e të bardha duke ndërprerë operacionet nga ana e kirurgëve.
Problematika pranohet edhe nga shefit të Pavionit të Kirurgjisë Murat Kaci.
‘’Pati disa çrregullime për problemin e ujit dhe ditën e shtunë që ishin të mbytura. Salla jonë është ndotur nga salla lart që ishtë përmbytur nga ujrat e zeza. Në këto kushte jemi detyruar të ndërpresim ndërhyrjet kirurgjikale’’ është shprehur Kaci.
Prej ditës së premte e deri më sot, u është refuzuar ndërhyrja kirurgjikale, 20 pacientëve që prisnin radhën. Ata janë dërguar drejt Spitalit të Fierit dhe Tiranës. Pavaraësisht se katër vite më parë u investuan 4 milionë euro, spitali ka probleme të shumta në infrastrukturë.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO