Gjirokastër, zbulohen projektet e
Posellit,ndërtoi shtëpinë e Kokalarit

Gjirokastër, zbulohen projektet e<br />Posellit,ndërtoi shtëpinë e Kokalarit
Janë të shumë ata që e dinë historinë e familjes së Aldo Terrusit, italianit që lindi ne Shqipëri dhe iku nga vendi ynë në moshën 5-vjeçare bashkë me nënën e tij Aurelian.
 
Aldo Terrusi është i biri i ish drejtorit të bankës së Vlorës, Giuseppe Terrusit që në vitet ’50 Enver Hoxha e burgosi e ai vdiq në burgun e Burrelit. 
 
Teodor Bilushi, konsull nderi i Italisë në Gjirokastër zbulon shtëpinë ku ka jetuar familja e Aldo Terrusit.
 
Familja e të ëmës së Aldo Terrusit ishte prezente në Gjirokastër në disa aktivitete ndërtimore dhe projektuese. Konkretisht ne këtu jemi një nga vilat e qytetit të Gjirokastrës e viteve ’30 projektuar dhe  ndërtuar nga gjyshi i Aldo Terrusit Vitaliano Poselli”. Në këtë shtëpi ka jetuar familja e gjyshit te Aldos, arkitektit italian Vitaliano Poselli, që ka ngritur disa shtëpi me rëndësi historike në qytetin e Gjirokastrës.  Firma e Vitaliano Posellit punoi në disa vepra infrastrukturore në Tepelënë, Gjirokastër dhe Përmet. Falë prezencës së Posellit për 10 vjet në Gjirokastër por edhe aktivitetit të tij projektues dhe ndërtimor sot në qendrën historike të Gjirokastrës përveç kësaj vile që është një nga simbolet, “Vila Kokalari” kemi disa objekte të tjera të cilat janë prezente në qendrën historike të Gjirokastrës siç është hotel Sopoti, ish-banka Napoli, godina e Liceut të Gjirokastrës e rikonstruktuar totalisht në vitet ’40 nga specialistët italianë. Kemi disa ndërtime të thera të natyrës tregtare siç është ish-qendra tregtare Cigai, disa objekte Casa Botega në rrugën e Varoshit, që nga familja Mihali duke vazhduar poshtë pastaj me familjet e tjera, Kekezi e me radhë. Gjirkastra me shpalljen e pavarësisë kthehet në një realitet ku përveç ndërtimeve të vjetra mesjetare karakteristike dhe të veçanta për të cilat Gjirokastra njihet në botë, ka edhe një periudhë të veçantë që është ajo e viteve ’20-’30 ku ndërtimet e asaj periudhe ishin pika e parë e bashkëpunimit të Gjirokastrës me Perëndimit. Gjirokastra me arkitektë dhe studiot italiane që kanë qenë në këtë periudhë por edhe me bashkëpunimin me firmat gjirokastrite futi në qytet elementët e arkitekturës europiane të fillimshekullit të kaluar”, deklaron konsulli.
 
Këtë shtëpi e ka ndërtuar vetë gjyshi i Aldos. Poselli dhe familja e tij ka jetuar këtu nga viti 1927 deri në vitin 1936.
  
“Pikërisht Gjirokastra ka qenë qyteti ku u njohën prindërit e Aldo Terrusit. E ëma e tij Aurelia vinte nga një familje arkitektësh të cilët kishin emigruar nga Italia në fillim shekullin e kaluar dhe kishin qenë në disa shtete të Lindjes së Mesme për të kaluar pastaj në Kostandinopojë dhe në Selanik. Familja e të atit të Aurelias ku babai i saj , Vitaliano Poselli dhe gjyshi i Aldos fillojnë të kenë në Gjirokastër një aktivitet ndërtimor në projektim dhe në ndërtimin e disa objekteve të rëndësishme historike jo vetëm në qendrën e Gjirokastrës”, tha Bilushi.
 
Teodor Bilushi sjell për report TV edhe disa fotografi të veçanta, të Aurelia Posellit dhe prindërve të saj në Gjirokastër. Aurelia, e bukur dhe rrezëllitese u dashurua me Giuseppe Terrusin që erdhi në vitet ‘30 në Gjirokastër si nëndrejtor banke.
 
"Në këtë qytet në vitet 30 vjen dhe punon dhe i ati i Aldo Terrusit. Giuseppe Terrusi i cili ishte fillimisht nëndrejtor i bankës italiane të Gjirokastrës dhe në atë periudhë ai njihet me nënën e Aldo Terrusit, me Aurelian pikërisht në Gjirokastër, këtu lindi njohja e parë e prindërve të Aldo Terrusit".  Babai i tij Giuseppe Terrusi dhe nëna e tij Aurelia Poselli dhe nëna e tij njihen në Gjirokastër, martohen në vitin ‘36 Sarandë dhe më pas çifti shkon në Vlorë ku në vitin 45 lind Aldo Terrusi. Prindërit e autorit të librit “Brenga ime shqiptare”, Aldo Terrusi janë njohur në qytetin e Gjirokastrës”, shprehet konsulli.
 
Aldo Terrusi ka deklaruar shpesh, se  Enver Hoxha qe ishte fqinj me Aurelian është hakmarrë ndaj babit të tij, sepse ajo i refuzoi dashurinë diktatorit të ardhshëm të Shqipërisë.
 
“I ati i Aldo Terrusit pas çlirimit të vendit në ’45-n arrestohet dhe vdes në burgun e Burrelit në vitin 1953. Pikërisht këtu nis edhe kaluari dhe të gjitha problematikat që kanë të bëjnë me gjetjen e eshtrave të babit të Aldo Terrusit i biri kthehet në Shqipëri së bashku me dajën e tij dhe vazhdon akoma edhe sot të kërkojë eshtrat e të atit në burgun e Burrelit",  tha Konsulli Bilushi.

Që nga viti 1991 Aldo Terrusi është në kërkim të eshtrave të të atit, që rezultojnë të zhdukura.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

‘Denari i argjendtë i Brutusit’, ndër monedhat më të vlefshmet dhe të rralla në botë! Njihuni me çmimin marramendës dhe historinë intriguese

‘Denari i argjendtë i Brutusit’, ndër monedhat më të vlefshmet dhe të rralla në botë! Njihuni me çmimin marramendës dhe historinë intriguese