GJIROKASTER - Policia e Gjirokastrës ka zbuluar një kapanon, që shërbente për tharjen e bimëve narktotike, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Këllëz.
Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se është shpallur në kërkim një banor i fshatit, me iniciale D.G , pasi dyshohet se është pronari i kapanonit.
Mësohet se në brendësi të kapanonit policia gjeti 370 bimë kanabis në proces tharje, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
[gallery]19474[/gallery]
NJOFTIMI I POLICISE:
Vijojnë operacionet nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër për evidentimin dhe goditjen e vendmagazinimeve të bimëve narkotike.
Një tjetër operacion është zhvilluar nga Komisariati i Policisë Gjirokastër.
Evidentohet një kapanon që shërbente për tharje të bimëve narkotike.
Asgjesohen 370 bimë në proces tharje brenda kapanonit.
Shpallet në kërkim një shtetas.
Operacioni u zhvillua në territorin e fshatit Këllëz, Lunxhëri, në një zonë të pyllëzuar, ku u evidentua një kapanon i improvizuar brenda të cilit u gjetën në proces tharje 370 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.
Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative policia e Gjirokastrës ka shpallur në kërkim shtetasin D.G , banor i zonës, ku vijon puna për kapjen e tij.
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO