Gjithçka gati për "Miss Globe"
vajzat garë për 'kurorën shqiponjë'
Kurora e "Miss Globe 2015" është punuar nga argjendarë shqiptarë dhe mban simbolin e shqiponjës
Përgatitjet për finalen e madhe të "Miss Globe 2015" janë drejt fundit, ndërsa eventi është transferuar nga Shqipëria në Kanada në bashkëpunim me “Deliart Association”, pas marrëveshjes së Petri Bozos me palën kanadaze.
Vajzat më të bukura nga e gjithë bota janë sistemuar në Toronto, ku edhe do të zhvillohet spektakli i konkursit të bukurisë më datë 8 tetor. Ndërkaq është zbuluar edhe një tjetër detaj interesant që lidhet me kurorën e shumë-dëshiruar të Miss Globe.
Kurora është punuar me mjeshtëri dhe elegancë nga argjendarë shqiptarë dhe mban simbolin e flamurit shqiptar, shqiponjën dykrenare. Në këtë event marrin pjesë 3 vajza shqiptare: “Miss Shqipëria” – Sara Karaj, “Miss Mali i Zi” – Rajmonda Cukaj dhe “Miss Kosova” – Emnolina Begaj, ndërsa në total janë 54 bukuroshe nga e gjithë bota.
Më 25 shtator u zhvillua një konferencë për shtyp me mediat, ku konkurenteve iu dha mundësia të prezantohen. Ndërkaq, vajzat kanë nisur turin e përcaktuar nga drejtuesit e “Miss Globe”, ndërsa mbrëmjet shoqërohen nga darka pune ose karaoke.
Një prej takimeve të rëndësishme që kanë pasur “Deliart” dhe tri vajzat shqiptare ishte ai me shoqatën shqiptarokanadeze të Hamiltonit. Tashmë jemi në pritje të datës 8 tetor, në finalen e madhe të eventit të bukurisë, me shpresën se një nga vajzat tona do të vlerësohet me çmim nga juria.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
115/5
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
66.2%
-
Edi Ramën
27.9%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 6348
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U zhvendosën nga Kryeministria, protestuesit i vënë flakën stacionit të autobusit
7 Tetor, 19:18
-
Protesta/ Militantët e Berishës rrezikojnë jetën e policëve! Momenti i frikshëm kur presin molotovin me skafandër, i shpërthen tek këmbët (VIDEO)
7 Tetor, 19:15
-
Protestuesit lëvizin nga godina e Kryeministrisë, shkojnë tek Drejtoria e Policisë
7 Tetor, 19:07
-
VIDEO/Protestuesit zhvendosen dhe djegin një pemë tjetër tek Kryeministria
7 Tetor, 19:07
-
Molotov drejt Kryeministrisë, digjet pema para godinës
7 Tetor, 19:02
-
Protestuesit përplasen me policinë para Kryeministrisë, hedhin molotovë! Policia thirrje: Ndaloni
7 Tetor, 18:58
-
Meta i bashkohet protestës së PD: Dënimi i Salianjit politik! Iu mungon Kryemadhi? Kreu i PL shmang përgjigjen
7 Tetor, 18:54
-
Greqi/ Shoferi i dehur në timon përplas në trotuar me makinë 58-vjeçarin shqiptar dhe palestinezin! Shikoni momentin dramatik (VIDEO)
7 Tetor, 18:52
-
Ekskluzive/ Pamjet me dron të protestës para kryeministrisë! Shikoni pjesëmarrjen
7 Tetor, 18:52
-
Berisha në arrest shtëpie, Noka e Bardhi udhëheqin militantët drejt Kryeministrisë për të protestuar
7 Tetor, 18:36
-
Evi Kokalari: Argita, merr një këshillë miqësore nga unë - rrini në shtëpi me hallet tuaja, shqiptarët s'ju kanë asnjë borxh!
7 Tetor, 18:27
-
FOTO/ 'Po ju vëzhgojnë', Policë të vendosur dhe në tarracën e kryeministrisë! Nis grumbullimi i militantëve
7 Tetor, 18:25