Gjithçka gati për "Miss Globe"
vajzat garë për 'kurorën shqiponjë'
Kurora e "Miss Globe 2015" është punuar nga argjendarë shqiptarë dhe mban simbolin e shqiponjës
Përgatitjet për finalen e madhe të "Miss Globe 2015" janë drejt fundit, ndërsa eventi është transferuar nga Shqipëria në Kanada në bashkëpunim me “Deliart Association”, pas marrëveshjes së Petri Bozos me palën kanadaze.
Vajzat më të bukura nga e gjithë bota janë sistemuar në Toronto, ku edhe do të zhvillohet spektakli i konkursit të bukurisë më datë 8 tetor. Ndërkaq është zbuluar edhe një tjetër detaj interesant që lidhet me kurorën e shumë-dëshiruar të Miss Globe.
Kurora është punuar me mjeshtëri dhe elegancë nga argjendarë shqiptarë dhe mban simbolin e flamurit shqiptar, shqiponjën dykrenare. Në këtë event marrin pjesë 3 vajza shqiptare: “Miss Shqipëria” – Sara Karaj, “Miss Mali i Zi” – Rajmonda Cukaj dhe “Miss Kosova” – Emnolina Begaj, ndërsa në total janë 54 bukuroshe nga e gjithë bota.
Më 25 shtator u zhvillua një konferencë për shtyp me mediat, ku konkurenteve iu dha mundësia të prezantohen. Ndërkaq, vajzat kanë nisur turin e përcaktuar nga drejtuesit e “Miss Globe”, ndërsa mbrëmjet shoqërohen nga darka pune ose karaoke.
Një prej takimeve të rëndësishme që kanë pasur “Deliart” dhe tri vajzat shqiptare ishte ai me shoqatën shqiptarokanadeze të Hamiltonit. Tashmë jemi në pritje të datës 8 tetor, në finalen e madhe të eventit të bukurisë, me shpresën se një nga vajzat tona do të vlerësohet me çmim nga juria.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
116/5
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
64.6%
-
Edi Ramën
29.5%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 6647
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vijon thyerja e xhamave të reklamave, Bardhi dhe Noka udhëheqin turmën tek Pazari i Ri! Gazi lotsjellësi i përzuri nga Kuvendi
7 Tetor, 21:01
-
Protestuesit bllokojnë ambulancën në rrugë, nuk e lejojnë që të lëviz dhe e gjuajnë
7 Tetor, 20:59
-
Iu afruan Kuvendit, hidhet gazlotsjellës ndaj protestuesve
7 Tetor, 20:49
-
FOTO/PD protestë me molotov, qytetari merr flakë gjatë tubimit
7 Tetor, 20:44
-
Ylli Pata: Molotovët e bindjes ndaj katit të tetë
7 Tetor, 20:40
-
Deputeti Erjon Braçe ironizon protestën: Këta kaq janë, populli i braktisi edhe një herë! Kanë ndryshuar, nga vrasja me armë, te ajo me Molotov!
7 Tetor, 20:38
-
U lënduan gjatë protestës, 2 efektivë policie përfundojnë në spital
7 Tetor, 20:30
-
Të udhëhequr nga Bardhi dhe Noka, protestuesit thyejnë xhamat e disa reklamave në trotuare
7 Tetor, 20:28
-
PAMJET/ Protestuesit shembin edhe gardhin betono-metalik të Bashkisë
7 Tetor, 20:22
-
PD protestë me molotovë, 10 policë të lënduar! Policia thirrje protestuesve: Ndaloni sulmet
7 Tetor, 20:21
-
Pamjet me dron të Report Tv/ I vihet zjarri selisë së PS nga protestuesit e PD! Policia i shpërndan me gaz lotsjellës!
7 Tetor, 20:13
-
Ilir Yzeiri: Rri e rri e trazo hirin
7 Tetor, 20:12