Gjithçka Ok për Xhelal Mziun, tani
edhe në krye të pastrimit të Kamzës

Gjithçka Ok për Xhelal Mziun, tani<br />edhe në krye të pastrimit të Kamzës
TIRANE- Ndaj Xhelal Mziut shumë shpejt pritet që në gjykatën e Tiranës të nisë një proces gjyqësor, për akuzën e korrupsionit, e megjithatë kjo nuk e pengon të vazhdojë i qetë detyrën e tıj në krye të bashkısë Kamëz.

Sot kësaj bashkie i janë dorëzuar makineri për kompletimin e Njësisë së Menaxhimit Njësisë së Menaxhimit të Mbetjeve të Bashkisë Kamëz.

Makineritë janë siguruar nëpërmjet kontributit të projektit “BWS". 

Ceremonia zyrtare u mbajt në mjediset e Pallatit të Kulturës në Kamëz, dhe kryetari i bashkisë, si më i madhi i pushtetit lokal të këtij qyteti jo vetëm firmosi projektin, ngriti dollinë por dhe ndoqi nga afër punën e këtyre makinave.

Madje në një moment preferoi të marrë edhe vetë drejtimin e njërës prej makinave të grumbullimit të mbetjeve urbane.

xhelal mziu
(Ne foto: Xhelal Mziu sot në ceremoninë e dorëzimit të makinerive të pastrimit të rrugëve)
  Foto të tjera)

xhelal mziu
(Ne foto: Xhelal Mziu sot në ceremoninë e dorëzimit të makinerive të pastrimit të rrugëve)

Projektit “BWS" ka të bëjë me ndërtimin e kapaciteteve të reja për një menaxhim të qëndrueshëm të mbetjeve”, i financuar nga Komisioni Evropian në kuadër të programit “IPA Adriatik CBC”.

Projekti BWS zbatohet në tri territore të Adriatikut: në Itali, në Mal të Zi dhe Shqipëri në bashkëpunim me gjashtë partnerë nga këto territore: Bashkia Kamëz, fondacioni “Partneritet për Zhvillim” (Shqipëri), Bashkia Bar (Mal i Zi), Komuna Macerata, “Cosmari” (konsorcium për menaxhimin e mbetjeve për Provincën e Maceratës), kooperativa sociale “Meridiana” (Itali).

Ndaj Xhelal Mziut dhe dy vartësve të tij, juristin e bashkisë Atlis Hotin dhe drejtorin e tatimeve në këtë bashki Bujar Loshi njësia hetimore Task-Forcë pranë prokurorisë së Tiranës, i ka dhënë fund hetimit dhe dosja ka shkuar në gjykatë. Ai akuzohet se ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barrazisë së pjesëmarjes në tendera dhe ankande” Kryebashkiaku i Kamzës akuzohet edhe se ka vepruar në mënyrë arbitrare për disa vite me rradhë duke vendosur gjoba të pamerituara në ngarkim të subjekteve “Gjoka Konstruksion” dhe “Albavia”. Ndaj kësaj të fundit vlera e gjobave ka qënë 120 milion lekë të vjetra ndërsa për subjektin tjetër “Gjoka Konstruksion” gjoba shkonte në 50 milion lekë të vjetra.

Redaksia Online
(o.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë