Gjithë politika mëkatare në SPAK

Gjithë politika mëkatare në SPAK

Kur të gjithë sot e kanë kthyer vëmëndjen nga “akuzat dhe denoncimet rrufe” të një opozite mëkatare, askush nuk po del dhe të kërkojë ndëshkim për gjithë këtë klasë politike. Kjo për faktin sepse është pikërisht kjo rracë politikanësh, që futën këmbën në politikë kur erdhën me valixhe druri në Tiranë, dhe që edhe sot e kësaj dite nuk po duan të ikin prej saj. Edhe pse mbi këtë taborr politikanësh sot rëndojnë akuza të rënda, mbi prishjen e shkatërrimin e qyteteve, fshatrave, pyjeve, parqeve, kalave, muzeve, kinemave, liqeneve, deteve, lumenjve, sërish askush nuk kujtohet ti padisë. Nuk ka politikan sot në Shqipëri, që të mos akuzohet, pasi seicili prej tyre ka patur poste dhe  detyrë të lartë, kur ka patur pushtetin njëra prej dy forcave politike kryesore. Mbi çdo politikan rëndojnë sot akuza të rënda, mbi shpërfytyrimin e qyteteve, mbipopullimin e tyre dhe braktisjen e fshatrave. “Lëvizja e lirë, çdo shqiptar ka të drejtën të lëvizë, të ndertojë, të jetojë ku ti teket”. Ky ishte  slogani i Partisë Demokratike, fill pas ardhjes në pushtet në 1992.

Dhe kaq u desh, që fshatarësia nga veriu në jug, dhe lindje në perëndim, të ngarkonte mushkat me pla1#ka, të braktiste ose shiste tokat, lopët dhe gomerët, dhe ti sulej qytetit. Brënda 3-4 viteve, qytetet e mëdha u dyndën nga prurjet e pakontrolluara të atyre që vinin nga fushat, kodrat dhe malet, për “një jetë më të mirë në qytet”. Fenomeni nuk kishte të ndalur. Brënda 15 viteve të para të tranzicionit, u shkretuan 70 per qind e fshatrave, u prenë dogjën dhe shkatërruan mijëra hektarë  pyje, u shembën nga mosbanimi për kohë të gjatë mijëra shtëpi, tokat mbetën djerrë. Sot pas afro 33 viteve, mjafton të shkosh në fshatrat e veriut, jugut apo lindjes së vendit, dhe të takosh 5 apo 10 banorë në çdo fshat.

Fshatra që dikur kishin 500 apo 800 shtepi, sot janë kthyer në vende ku “banojnë” ujku, arriu, apo dhe kafshë të tjera të egra. Askush nuk u kujtua dhe askush nuk u ngrit në Parlament apo Qeverisje të çdo partie politike në këto 30 e ca vjet, dhe të kërkonte “ndalimin e braktisjes së fshatrave, ndalimin e shkaterrimit të mijëra hektarëve me pyje, ndalimin e shkaterrimit të liqeneve piktoreske, shkaterrimin e vlerave muzeale dhe kulturore”. I pari ishte Sali Berisha që kishte interesin e madh të mbushjes së Tiranës dhe qyteteve të tjera të mëdha me “njerëzit e lëvizjes së lirë”. Kryesore ishin votat, ndaj dhe nuk bëri asgjë të ndalte katrahurën urbane. Tirana për disa vite, mori pamjen e një qyteti Afgan, me kioska, dyqane dhe biznese vend dhe pa vend, ku mbizotëronte pisllëku, kaosi, antiligji, grupet e të fortëve që zaptonin troje dhe prona të shtetit. E njëjta gjë ndoshte në pothuajse gjithë vendin, veçanarisht në qytetet e mëdha. U ngrit në sistem “institucioni shkeljes së ligjit”. ish-pronarët nuk kishin guximin ti afroheshin pronave të tyre, pasi kërciste kallashi mes ditës.

Pronat e tyre të trashëguara nga stërgjyshërit, ishin zaptuar nga të ardhurit, dhe kishin marrë “bekimin” e qeverisjes demokratike. Kujt ti tekej, ndërtonte mbi hidrovorë, mbi linja  hekurudhore, mbi shina treni, mbi tunele, zaptonte parcela që ishin pronë private apo shtetërore, zaptonte reparte ushtarake, dhe privatizonte lumin, liqenin, detin, malin. Sot pas 33 vitesh, zërat që kërkojnë drejtësi për krimet e politikës janë pothuajse zero. Askush nuk kujtohet të thotë “kush do të përgjigjet penalisht një ditë për braktisjen dhe boshatisjen e qëllimtë të fshatrave, për thirrjet antikombëtare që bëhej asokohe për “lëvizjen e lirë të shqiptarëve tani që erdhi demokracia”. Kjo klasë politike, duhet të përgjigjet  një ditë para ligjit, dhe ndoshta është koha që SPAK-u, të  ngrejë akuza ndaj atyre që e kishin mision shkatërrimin e vendit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • titi kavajes: 04/04/2024 12:06

    bravo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ U plagos me thikë pas shpine pas sulmit nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë

Greqi/ U plagos me thikë pas shpine pas sulmit nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë