SPAK lëshon 22 urdhër arreste për dosjen 339, inkriminohen 21 komisionerë zgjedhorë të PD, PS, LSI dhe PR për zgjedhjet e 2017

TIRANE- Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit  me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme anti-Korrupsion (SPAK) lëshoi 23 urdhër arreste në lidhje me dosjen 339 dhe 339/1 në lidhje me heroinën në Has dhe krimin zgjedhor. 22 urdhër arreste lidhen me krimin zgjedhor në Durrës në tre qendra votimi. Pas hetimeve disa mujore, SPAK ka arritur në përfundimin se 21 komisionerë mes tyre, 14 të PD, LSI dhe PR  dhe 7 të PS-së. Report Tv ka siguruar emrat e personave që janë në hetim dhe përkatësinë politike që përfaqësonin si komisionerë në zgjedhjet e 2017 në tre qendrat e votimit në Durrës.

11 nga komisionerët janë në burg, 8 janë në arrest shtëpie dhe 3 po hetohen në masën detyrim paraqitje. I hetuari i 22-të është një qytetar, që akuzohet se ka votuar në emër të personave të tjerë që kanë qenë në emigrim, jo në Shqipëri. Në mesin e urdhër arresteve janë edhe disa zyrtarë lokalë, të cilët janë të implikuara në një nga çështjet e sipërpërmendura. Ndërkohë që mes të arrestuarve për këtë dosje, por heroinën në Has, pra 339, është arrestuar edhe Fisnik Sadiku.

Ky operacion është zhvilluar gjatë orëve të natës, ndërsa për këtë dosje ka patur edhe më herët të arrestuar. Urdhër arrestet e fundit të lëshuara janë kryesisht për qarkun e Durrësit, ndërsa prokurorët e çështjes deklarojnë se kanë prova të mjaftueshme për të implikuarit. Aktualisht për këtë çështje rreth 40 persona janë në proces gjyqsor.

Komisionerët në tre qendrat e votimit dhe përkatësia politike

Komisioni i Qendrës së Votimit nr.1508
Shpëtim Stafa-PD-kryetar
Elidon Stafa-PS-kryetar
Ramiz Tuda-PS
Alfred Marku-PD
Ervis Biba-PD
Emilijan Tuda-LSI
Redi Hysa-PR

Komisioni i Qendrës së Votimit nr.1335
Bashkim Allushi-PS-kryetar
Jakup Bregu-PD-sekretar
Altin Lala-PS
Kasem Lala-PS
Kujtim Uruçi-PD
Zyhra Lala-LSI
Qemal Domi-PR

Komisioni i Qendrës së Votimit nr.1336
Basir Bregu-PD-kryetar
Indrit Bici-PS-sekretar
Agim Lala-PS
Qazim Lala-PD
Oriada Lala-LSI
Bujar Sula-PD
Mehdi Lala-PR

Pjesë nga urdhër arrestet

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:53
Arrestimi i komisionerëve në Durrës, ja si LSI u rrit frikshëm nga manipulimi i votave (TABELA)

Tabela me rezultatet e votimit në 2017 tre qendrat ku u bënë manipulimet në Durrës krahasuar me 2013

Report Tv ka siguruar tabelën me rezultatet e votimeve në 3 qendrat e votimit ku u arrestuan komisionerët në Durrës për krim zgjedhor. Tre qendrat e votimit janë në Shetel dhe dy Rubjekë. Por cilat ishin rezultatet e votimit në 2017 në këto tre qendra me manipulimet që u bënë, krahasuar me 2013? Në tabelën e siguruar nga Report TV, evidentohet se në tre qendrat, PD-ja ka një ngritje nga 2013 në 2017 me +48 vota, PS-ja me +20, ndërsa më shumë rritje ka LSI-ja me 111 vota plus më shumë në 2017 kur u bënë manipulimet krahasuar me 2013. Ndërkohë që në 500 qendra të qarkut të Durrësit, PS-ja ka rritje me 16 përqind, ndërsa në tre qendrat e votimit që u bënë manipulimet 2 përqind.

Ora 13:28
Ekskluzive-FOTO/ Ky është personi që votoi 23 herë në emër të emigrantëve në Durrës

1595935370_1595935199ArmelinZeza.jpg

Armelin Zeza

Mes personave të arrestuar sot për krimin zgjedhor në Durrës përveç komisionerëve është dhe Armelin Zeza një individ anonim, nga fshati Rrubjekë i Durrësit. Hetimi ka provuar se pikërisht, Armelin Zeza, ka votuar në zgjedhjet parlamentare plot 23 herë në fshatin Rrubjekë në emër të emigrantëve. Në tre qendra votimi është provuar nga ana e prokurorisë se 53 persona që nuk kanë qenë fare fizikisht në Shqipëri, kanë votuar, ku në emër të tyre kanë votuar komisionerët e qendrave të votimit dhe në një rast 23 herë ka votuar pikërisht Armelin Zeza.

Ora 13:22
Ekskluzive-FOTO/ Ja kush është truri i laboratorit të heroinës në Has, që u arrestua

1595935216_FisnikSadiku.jpg

Fisnik Sadiku
 

Report Tv siguron foton e Fisnik Sadikut alias Smaili i cili sipas prokurorisë së posaçme është njeriu kryesor që kishte organizuar trafikun dhe ngritjen e laboratorit të heroinës në Kukës. Sadiku së bashku me Admir Hoxhën që për momentin ndodhet në kërkim, për prokurorinë konsiderohen si dy njerëzit kryesorë, truri i laboratorit të Hasit dhe trafikut të heroinës nga Turqia në drejtim të Shqipërisë. Sadiku është kapur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës, ku ishte kthyer në vendlindje pasi ka menduar se emri i tij tashmë ishte harruar nga ndjekja e forcave të policisë së Tiranës. Sadiku rezulton të jetë nga fshati Shtoj i ri i Shkodrës dhe gjatë hetimeve është provuar se ka bashkëpunuar me Admir Hoxhën dhe persona të tjerë të grupit të Shijakut, për të trafikuar drogën.

Ora 12:06
Urdhër arrestet nga SPAK, si prokuroria arriti të zbulonte shkeljet e komisionerëve të dosjes '339'

Nga 23 urdhër arrestet e lëshuara sot nga SPAK për dosjen '339', 21 prej tyre kanë qenë për komisionerët, të cilët i përkasin partive të ndryshme dhe jo vetëm njerës. Por si ka arritur SPAK të dalë në këtë përfundim për komisionerët?

Sipas burimeve të Report Tv prokurorët kanë tërhequr nga arkivi i shtetit kutitë e votimeve, por për të shkuar deri në këtë pikë fillimisht janë përdorur përgjimet. Më pas është vendosur të hapen kutitë nga ku më pas u bë e mundur dokumentimi i shkeljeve.

Aktualisht 11 nga 21 komisionerët janë në burg, 8 janë me arrest shtëpie, ndërsa të tjerët po me detyrim paraqitje.  

Përsa i përket dosjes ajo ka nisur të hetohet që nga 2016 për shkak të indikacioneve të ardhura nga Kosova dhe Gjermania për trafik të drogës. Kjo dosje gjithashtu është e lidhur me dosjen '184' që ndodhet në prokurorinë e Dibrës.

Ora 11:48
SPAK i arrestoi për dosje 339, 14 nga 21 komisionerët janë të PD-LSI-PR, 7 nga PS


14 nga 21 komisionerët për të cilët SPAK po heton në masën arrest me burg, por edhe në arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje janë të PD-së dhe LSI-së, të cilët akuzohen se mbushën kutitë në zgjedhjet e 2017 në tre qendra votimi në Durrës.

Ora 09:57
Dosja '339'/ Lejuan të votojnë në emër të 62 personave që ishin jashtë vendit, merren të pandehur 21 komisonerë të zgjedhjeve të 2017

Report TV ka zbardhur 23 urdhër arrestet e lëshuara së fundmi në lidhje me dosjen 339 që vazhdon të hetohet prej dy vitesh.

Përveç njërit që është për laboratorin e drogës, të gjithë urdhër arrestet e tjera janë lëshuar për çështjen e vjedhjeve të pretenduara të zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës. 11 urdhra janë arrest me burg, 8 arrest shtëpie, ndërsa tre të tjerë janë me detyrim paraqitje.

21 nga 22 urdhër arrestet janë për komisionerët e qendrave të Votimi në Shetel dhe Rubjek, ndërsa një urdhër arresti është për një qytetar i cili votoi në emër të personave të tjerë. Qytetari në fjalë është Armelin Zeza.

Sakaq komisionerët e pandehur janë: Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Dalvis Biba, Emilian Tuda, Redi Hysa, Bashkim Allushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kasem lala, Kujtim Uruçi, Zyhra Lala, Qemal Domi, Besim Bregu, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Oriada Lala, Bujar Sula, Qazim Lala.

Mësohet se të pandehurit akuzohen se kanë lejuar që në tre qendra votimi të votohet në emër të 62 personave që ndodheshin jashtë vendit.

Ora 09:55
Dosja '339', 1 nga 23 urdhër arrestet për laboratorin e drogës në Has (EMRI)

Report TV ka zbardhur 23 urdhër arrestet e lëshuara së fundmi në lidhje me dosjen 339 që vazhdon të hetohet prej dy vitesh.

Nga 23 urdhër arrestet një është për laboratorin e heroinës në Has ku u prodhuan 182.5 kilogramë heroinë. Bëhet fjalë për Fisnik Sadikun, ose siç njihet ndryshe dhe Fisnik Smaili.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/07/2020 01:43

    Imagjinoni c'mund te gjendet sikur te kontrollohet cdo qender votimi.Ja pra sa me rendesi eshte qe emigrantet te kene mundesine te votojne vete!Me beri pershtypje se si lejohen qe komisionet te perbehen nga nje fis I tere(pavaresisht se jane ne parti te ndryshme),ky eshte konflikt I paster interesi.E sa per ju komentues qe doni qe SPAK te kape peshqit e medhenj,kini durim,u duhen prere ne fillim krahet qe I ndihmojne <<te fluturojne>>,pastaj do ta kene rradhen ATA.

    Përgjigju
  • Scorpions: 28/07/2020 22:49

    germoni pak se do te gjeni thesare. Ky qe keni nxjerre ne foto, qe ka hedh ne kuti 23 vota ne Rubjeke, Armelin Zeza, ka qene anetar i keshillit te komunes Maminas deri me 2011, me siglen e PDIU. Kjo parti fantazme me maksimumi 20 votues came ne kete komune nxori dy keshilltare... partite tona jane llum, gjynah shumica e atyre komisionereve qe jane treguar naive e kane lejuar te hidhen vota per emigrantet. Ne burg duhet te jene Gjushi, Rama, Saliu, Likja, Mona, Lyshi... futuni te komisioni qendror i zgjedhjeve e gjeni ne zgjedhjet lokale para reformes territoriale Armelin Zeza PDIU

    Përgjigju
  • Tralala: 28/07/2020 19:46

    Te mbyllen zyrat e spak se lane namin topa topa ..turp populli shkret mendonte se spaku do bente dicka nje vrim ne uje beri ja cfar beri nje vrim ne uje ..turp

    Përgjigju
  • Scorpions: 28/07/2020 15:15

    E arrestuar edhe një vajzë që besoj mezi ia kanë mbushur mendjen që të shkojë në komision. Kjo është fryma e nxitur nga lart tek njerëzit e thjeshtë që futin vota më tepër pë t'u bërë qejfin shefave e ne fund bëhen shembull fakirët.I zëntë Corona të gjithë, nga drejtuesit e Ps, Pd, Lsi.... etj. Depolitizoni komisionet o politikë!

    Përgjigju
    • E kane: 29/07/2020 12:41

      E kane mare per te plotesuar kuotat rose

    • Akrepet: 28/07/2020 17:02

      Nuk te merr njeri me zorr komisioner. Ta mendojne mire here tjeter para se te hedhin firmen per poshtersi. Fakir eshte emigranti te cilit i vjedhin voten.

  • Devi: 28/07/2020 15:00

    Kta Lala qenkan si ca Brahimaj ne Vlor. 1 fis me 70 parti. Posht spihunat posht hajdutet

    Përgjigju
  • Vani: 28/07/2020 14:46

    Po ato Telefonat APPLE që jepte SHEIKU dhe HAJDUTI në Presidencë (LIKJA nga Çepani i Skraparit) Gjimnazistëve të PAFAJSHËM dhe të PA POLITIZUAR ,a po i VERIFIKON !! LSI KANCERI SHQIPËRISË !! LSI FLAMA , LSI DAMLLAJA !! LSI KOLERA ! ! LSI COVID 19 ! VDEKJE e HAJDUTËVE dhe HORRAVE të LSI PROSTITUTËS

    Përgjigju
  • NUK VOTOHEN: 28/07/2020 14:28

    PD + LSI = LLUMI I SHQIPËRISË

    Përgjigju
  • Likja: 28/07/2020 14:27

    E degjuat Ilir Meten,si nuk ka nje fije turp e cipe ky i paskrupullt,koha per ti dhene fund vjedhjeve thote kryehajduti,vodhem vodhem populli te na i fale,jo more kusar i lig nuk funksionon keshtu keni 30 vjet qe vetem llapni e vidhni.

    Përgjigju
  • U SHOFTË RRACA dhe FARA e LSI HAJDUTËRISË , BABËZISË dhe NARCO-KOKAINËS !!: 28/07/2020 14:02

    LSI është NJË KOPE e URRYER HAJDUTËSH , SHUSHUNJASH , KILLERASH me PAGESË , KONTRABANDISTËSH , TRAFIKANTË FËMIJËSH , TRAFIKANTË VAJZASH dhe GRASH , TRADHTARËSH dhe FEKALESH ,që për LEK dhe €URO QYL , SHKËRDHEJNË MOTRAT dhe VAJZAT e tyre me DHUNË !!!! VDEKJE VDEKJE VDEKJE VDEKJE VDEKJE VDEKJE VDEKJE VDEKJE VDEKJE LSI (LESHELI) KËRRMËS dhe PUTANËS , me Petritë Vasilët , BraimLLarët , Kërpacet dhe MehMUTËT me BUZËQUMËSHTI , PA SHKOLLIM të MESËM !! VDEKJE VDEKJE VDEKJE LSI !!!! (Lëvizja Socialiste e HAJDUTËVE të KORRUPTUAR deri në PALCË me në KRYE HAJDUTIN FAMËKEQ të

    Përgjigju
  • durresi: 28/07/2020 13:37

    come dicono italiani il mandante....... kto per 50€ e kan bo ai ai qe i porositi ai qe mori tenderin ai qe hypi ne karrige. o spak o spordhjak

    Përgjigju
  • O katunar: 28/07/2020 12:51

    Doni te beheni sakrifice per politiken? Vazhdoni keshtu dhe behuni "deshmore" per Salinjanin e Berisha Dumes, Ballen e Rames apo Cizmen e Mutes. Ishalla nga 5 vjet mrena, pisa, fshatare pa toke...

    Përgjigju
  • AltinTop: 28/07/2020 12:40

    Ore kto thjeshte kane zbatuar urdherin e Partise...ckeni me to...kapni kryetaret e partive qe pervec votave kan vjedh rregullisht cdo gje kerij popull..

    Përgjigju
    • Pastaj e di vete...: 28/07/2020 18:51

      Ke intervisten e Bajrit me Artan Hochen ku thote vete ne zgjedhjet 2013 ka punu per Bardh Spahine....dhe SPAK-u hesht..

    • Po pastaj: 28/07/2020 14:43

      Me cfare provash do t’i futesh ne burg kryetaret? Do t’i arrestosh ti? Po sikur te plase lufte civile cfare do besh? Kjo qe po bejne eshte zgjidhje pragmatike. Fusin brenda peshqit e vegjel ku provat mblidhen lehte. Keta pastaj do mendohen dy here kur te zbatojne urdhrat here tjeter.

  • feridon: 28/07/2020 12:25

    e ashtuquajtura shoqeri civile?krejtesisht e varur politikisht,nuk mund te sjelle asgje te re.

    Përgjigju
  • Cunat Problematik: 28/07/2020 12:14

    Se mos arestoni Gjiknurin se na duhet per komisionin e reformes zgjedhore hahahaha ose mos arestoni Ymer Lalen cam nga dibra hahahaha ose Vangjush Akulloren. Si nuk ka turp Spaku qe areston vetem fakiret??

    Përgjigju
    • Spaku: 28/07/2020 17:49

      Në Shqipëri nuk dënohet kurrë një pusht-etar.

    • Justice: 28/07/2020 13:48

      Qeka nje fis lala ketu me te gjithe partite,po lere dibren

  • Salehu: 28/07/2020 12:12

    Po nuk u arrestua krimineli i ketij vendi Sali Rame Zaherre Berisha ky vend nuk ben perpara.

    Përgjigju
    • Robshi: 28/07/2020 12:20

      Ky vend do bej perpara se do punojne njerezit per te jo kafshet qe kane 7 vite tu bo ertv e mbjellje peme...

  • Robshi: 28/07/2020 12:05

    Po si mo durresi u fitua 80% nga te majtet dhe arrestohen per vjedhje te djathtet muwahahhaha.... a ndoshta kane abuzuar me detyren duke vjedhur per te majten dakord po i bie ndryshe te jete titulli se ne thelb jane po te majte edhe ata... jo per gje po nuk dalin llogarite

    Përgjigju
    • Fisçe: 28/07/2020 14:48

      Qe je robsh dhe fisçe e ke te shkruar ne balle, por mshele halen dhe lexo para se te komentosh. LSI +111 vota me shume se ne vitin 2013, PD +48 vota dhe ti tregon sa fitoi e majta ne Durres?! Te gjithe kane bere pislliqe kush me shume e kush me pak ne ato zgjedhje, por ajo qe dihet boterisht eshte se LSI i blinte votat me listat e bukes se fukarenjve apo me cash ne dore. Te tjeret jane munduar ta imitojne ne ato zgjedhje, ca me sukses dhe ca te tjere kane patur frike ta bejne se mos kapeshin. Ndersa ne kohen e PD-se votat mblidheshin me dhune, ose me foto te votes nga administrata, ose me pistolete ne koke komisionereve nga paramilitaret e Berishes.

    • A. N.: 28/07/2020 13:58

      Durresi pa Vangjushin eshte si peshku pa uje.

    • Daku: 28/07/2020 12:24

      Llogarit dalin shum mir po daku qe ka mar pjes ne te gjith a zgjedhjet si komisioner i ps natyrisht...i ka par me sy te gjitha ...vetem me 92 ka fituar pd pastaj vetem vjedhje ka ber ...u sqarove robshi ..degjo dakun i kam jetuar...

  • Gjin: 28/07/2020 11:37

    Deri diku mire por ky hetim te filloi nga peshqit e medhej e jo nga ata qe jan genjyer per i thes miell

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 28/07/2020 11:37

    Turpi ju mbulofte o prokurore te KLANSEKTIT PS,PD,LSI! Pse ky qenka spakZIU qe te merret me cironkat e shkreta qe cojne nje thes mielli per buke kalamaneve ne shtepi dhe te lere te medhenjte si gjushi Durres qe SHBA e ka ne listen e ZEZE. Turpi ju mbulofte me breza gjenetik. ME MIRE DJEPI BOSH SE SHEJTANI BRENDA TIJ.

    Përgjigju
  • redi: 28/07/2020 11:29

    Dosja ju derzya PD nga prokurori i ceshtjes ,a do kete arrest te tij per nxherrje te sekretit hetimor ne favor te opizites .Ne disje eshte dhe perdorimi i dhunes me ane te pustoletes bga Flamur Noka kunder komisionerit te PS. E fundit e eshte fashitur e gjothe disja bashke me dhumin e zgjedhjeve nga PD ne diber apo cazhdon drejtesia ne favor te opozites dhe kundra nazhorances

    Përgjigju
  • klodi: 28/07/2020 11:23

    Dy prokuroret me veremse qe ka njohur ndonjehere sistemi penal..hahahahaha… si gjithmone zbatojne urdhrat si ushtare te bindur… tani paskan arrest ca rob te lodhur…. poshte veremsat

    Përgjigju
  • raul: 28/07/2020 11:03

    po me banden e Xhelal horrit nga kamza qe beri terror ne Diber ne zgjedhjet e 2017 nen komanden e kryevagabondit te pd leshelis Flamur Herman Geringut a do e arrestojne se ka dale nga pergjimet e BILDT

    Përgjigju
  • Lida: 28/07/2020 10:20

    Brovo Spak!Po sikur duhet ta fillonte nga te medhenjt?Apo po i jep mundesi te sistemojn parat e vjedhura dhe te aratisen pastai te thon jan ne kerkim po ne drejtim te paditur.Bejne sikur preken nga kritikat keta te Spakut,po per çfare e moren ate post apo per te bere sikur punojn duke bere"arestime te bujshme"me dosje te vogla?Po arestoni more te birin e Sali Berishes e keni me fakte te dokumentuara per pastrim parash çfare prisni?Apo jan para te pastra nga puna e pa lodhur e babit dhe grabitjet e femijeve?

    Përgjigju
  • Keli: 28/07/2020 09:13

    Kur do arrestohet sekseri i perfitimit te pasurive kombetare Shkelzen Berisha dhe baba i tij mbeshtetes i krimeve te Gerdecit, 21 janarit, hapjes se depove te armeve ne 97-en, .............

    Përgjigju
    • O miklei: 28/07/2020 12:34

      Pse ja fut kot apo cfar jan atje ne qeveri te ze kriza ty...ik tek psiqiatri vizitou njeri se ngryshe po te zura ta caj gurmazin deri sa te nxjeresh faktet...ndryshe shduku nga faqe dheut pusht muti shpik shpik se dicka do mbetet ptuuu qelbesirat e sali kriminelit

    • Miklei: 28/07/2020 10:42

      Ahahahha dakort, bashke me Beqan, gjiknurin, Ahmetajn, Ramen Ballukun dhe Ogerten

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shkuan të verifikojnë personat me ndihmë ekonomike, kërcënohen me armë punonjësit e Task Forcës në Pogradec

Shkuan të verifikojnë personat me ndihmë ekonomike, kërcënohen me armë punonjësit e Task Forcës në Pogradec