GJKKO revokon masën e pezullimit dhënë më herët për pezullim nga detyra të doktorit Edvin Priftin.

Shkalla e parë e GJKKO vlerëson se afati i lënë i prokurorisë ka qenë i mjaftueshëm për 16 muaj për të kryer hetimet.

Me këtë vendim Prifti mund të rikthehet në detyrë nëse e pranon administrata spitalit. Ndërkohë hetimet ndaj tij vazhdojnë nga SPAK. nGjyqtarja Frojela Davidhi ka revokuar masën e pezullimit vendosur më herët me kërkesë të SPAK.

Mjeku Edvin Prifti akuzohet se mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t'i operuar nënën. Mallakuçi ishte nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, nga gjyqtarja Enkeleida Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës.

Në një prej shumë bisedave, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj në këmbim të parave. Gjatë kontrollit mjekut prifti iu gjetën afro 380 mijë euro, ndërsa iu sekuestruan 1 milionë euro.