Gjykata e Posaçme dha këtë të enjte vendimin për 8 të pandehur dhe 3 subjekte të fraksionin të ndarë të dosjes “Veliaj”, që u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Biznesmeni Elman Abule ishte ai që mori dënimin më të lartë nga Gjykata e Posaçme këtë të enjte. I akuzuar për “pastrim parash” ai u dënua me 7 vite burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohet në 4 vite e 8 muaj. Por deri në vendimin e formës së prerë nga Apeli, biznesmeni do të vijojë të qëndrojë i lirë.

Sipas hetimeve, Abule kishte përdorur kompaninë e tij “Rametal”, për qarkullimin e parave drejt subjekteve të lidhura me Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, përmes faturave të dyshuara si fiktive. Për kompaninë “Rametal” të Abules u vendos gjobë prej 18 milionë lekë të reja, e reduktuar në 12 milionë lekë, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Një tjetër biznesmen i përfshirë, Fatmir Bektashi, nën akuzë për korrupsion u shpall i pafajshëm, e po ashtu dhe kompania e tij, “Kontakt”. Ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka, u gjet fajtore për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, dhe u dënua me një  gjobë prej 300 mijë lekësh, e reduktuar në 200 mijë lekë prej gjykimit të shkurtuar,

7 vite burg, i reduktuar në 4 vite e 8 muaj, dhe për Ina Goxhajn, së cilës dënimi iu konvertua në 5 vite shërbim prove. Adela Kondakçiu, financiere e Ajola Xoxës, u dënua po ashtu me 7 vite burg, të reduktuara në 4 vite e 8 muaj, por gjykata e përjashtoi nga vuajtja e dënimit për shkak të statusit si bashkëpunëtore e drejtësisë. Ajo akuzohej për pastrim parash dhe gjatë hetimeve dha dëshmi për skemën financiare të subjekteve të lidhura me Xoxën.

Për Fatjon Baçin, ish-efektiv i burgjeve, u dha dënimi me 5 vite burg, i reduktuar në 3 vite e 4 muaj, me konvertim në 5 vite shërbim prove. Ai u dënua pasi i dha telefonin Veliajt gjatë transferimit nga qelia drejt gjykatës. Frosina Bollo u dënua  përfundimisht me 8 muaj burgim të konvertuara në 16 muaj shërbim prove. Ndërsa organizata “Frobulos”, një prej disa Organizatave jo qeveritare të akuzuara se ishin përfshirë në skemat për qarkullimin e parave nga Bashkoshrtjha e Veliajt, u dënua me 500 mijë lekë gjobë, reduktuar në rreth 333 mijë lekë. Në të njëjtin proces, Flutura Xhani u shpall e pafajshme.

Ky fraksion i dosjes “Veliaj” përfshinte 8 persona dhe 3 subjekte, të cilët u gjykuan veçmas nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa. Ndaj çifit janë ngritur akuza të shumta nga korrupsioni, te pastrimi i parave apo mosdeklarimi i pasurisë e fshehja e të ardhurave. Procesi ndaj tyre është ende në fëzën e seanacave paraprake prej më shumë se një viti.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë